GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vendimi gjykate/ Loja e pistë e Veliajt me banorët e Myslym Ketës

13:57 - 06/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Lidhur me interesin publik, Bashkia Tiranë ka prapësuar se “pjesa më e madhe e banorëve të pallatit kanë përfituar nga bonusi i qirasë

Lidhur me interesin publik, Bashkia Tiranë ka prapësuar se “pjesa më e madhe e banorëve të pallatit kanë përfituar nga bonusi i qirasë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës nisi rrafshimin e një pallati, ku banonin rreth 90 familje në rrugën “Myslym Keta”. Në datën 19 Dhjetor 2022, vetëm pak orë para se Gjykata Administrative të shqyrtonte kërkesën e një grupi qytetarësh, të cilët kërkuan “in extremis” pezullimin e veprimeve abuzive të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj. “Gijotina.com” ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës, e cila u gjend në kushte pamundësie për t’u dhënë të drejtë banorëve. Pasi qindra forca të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake nxorën me forcë banorët nga shtëpitë e tyre, në mesnatë, duke u gdhirë mëngjesi i asaj dite të Hënë.

Gjykata, e informuar nga Bashkia se tashmë objekti po prishej, deklaron se “kërkesa (e banorëve për pezullimin e prishjes) ka mbetur pa objekt, në kushtet kur kishte filluar dhe po vazhdonte prishja e pallatit”. Nga pamjet fotografike të realizuara përpara fillimit të kësaj seance për shqyrtimin e kërkesës për masë sigurim padie. Si dhe të paraqitura nga përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, provohet se punimet për prishjen e pallatit kishin filluar dhe një pjesë e tij ishte prishur.

 

“Gjykata nuk mund te marrë një vendim për pezullimin e veprimeve të mëtejshme. Sepse në këtë moment është cënuar struktura dhe funksionaliteti i pallatit. Në eventualitetin që Gjykata do të pranonte këtë kërkesë, ajo nuk do të dispononte më për ruajtjen e një pallati në favor të banorëve te tij. Por për ruajtjen e një ngrehine të rrezikshme jo vetëm për banorët e tij, por edhe për publikun. Në të tilla rrethana marrja e masës së sigurimit të padisë do të cënonte interesin publik”, thuhet në vendimin e siguruar nga redaksia.

 

Vendimi i plotë

Padia fillestare për “sigurimin e padisë”, pra për pezullimin e prishjes së godinës, fillimisht është bërë nga ana e njërit prej banorëve të pallatit nr. 4 të rrugës “Myslym Keta” në Tiranë. Ndërkohë, disa dhjetra të tjerë kanë bërë kërkesë për t’iu bashkuar padisë pak orë përpara se gjykata të shqyrtonte kërkesën.

Gjithësesi, gjykata ka pranuar të shqyrtojë vetëm kërkesën fillestare, duke mbajtur në konsideratë karakterin urgjent të kërkesës.

 file:///C:/Users/G3/Downloads/pallati%20myslym%20keta%20(1).pdf

Pretendimet e palëve

Kërkuesi pretendon se është një nga bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme të llojit apartament të ndodhur në Pallatin nr. 4, Rruga “Myslym Keta”. Për të provuar këtë pretendim të tij, ai ka paraqitur nje vertetim nga dokumentet hipotekore të lëshuar nga ZRPP Tirane ne datë 11.12.2000.

Ky pallat është dëmtuar nga tërmeti i datës 26.11.2019. Instituti i Ndërtimit ka mbajtur dy akt konstatime, më datë 06.12.2019 dhe datë 22.12.2019. Të cilat kanë percaktuar shkallen e demtimit “të ulët” dhe “te mesem”. Ndërsa sipas Akt-Ekspertizës së thelluar, të realizuar në maj të vitit 2020, është përcaktuar: Niveli i dëmtimit aktual të strukturës “i rëndë”. Niveli i performancës së strukturës është “Pranë shembjes”. Niveli i performancës së strukturës “Dëmtim mesatar”; sugjerimi “Shembje”.

Nga Oponenca teknike e Akt-Ekspertizës së thelluar datë 05.08.2020, Instituti i Ndërtimit ka konkluduar që Pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta” në Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri.

Projekti i ndërtimit të pallatit të ri duhet të hartohet konform Eurokodeve 8 për nivelin e perfomancës për rastin e efekteve sizmike.

Projekti i përforcimit kap një vlerë të punimeve prej 299,061,770 lekë me TVSH, ndërsa vlera totale e ndërtimit të objektit nga e para është 256,904.000 lekë, duke iu referuar kostove ndërtimore në treg për një sipërfaqe të njëjtë është më e madhe se 70%.

Mbi bazën e këtij qëndrimi të Institutit të Ndërtimit, Këshilli Bashkiak Tiranë ka marrë Vendimin nr. 22, datë 01.03.2021 “Për prishjen e detyruar të ndërtesës private, Pallati Nr. 4, Rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr. 4, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019”.

Më datë 09.12.2022, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë ka njoftuar banorët e pallatit se në date 19.12.2022 do të realizojë prishjen e detyruar të tij, referuar shkresës së afishuar në objekt.

Në datë 14.12.2022, paditësi ka depozituar në Gjykatë kërkesën e tij për marrjen e masës së sigurimit te padisë. Duke kërkuar pezullimin e të gjitha veprimeve të metejshme në funksion të ekzekutimit

Kërkuesi ka pretenduar se Vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 22, datë 01.03.2021 “Për prishjen e detyruar te Pallati nr. 4, Rruga “MyslymKeta”, Njesia Administrative Nr. 4” sjell pasoja direkte tek kërkuesi, si pronar i një apartamenti që ndodhet në pallatin që është vendosur të prishet.

Ky akt është nxjerrë pa u konsultuar me banorët e pallatit dhe pa iu njoftuar atyre. Kërkuesi jeton dhe punon në Mbreterine e Bashkuar prej më shumë se 20 vitesh. Ai ështe vënë në dijeni për proceduren e shembjes së pallatit gjatë vizitës së tij në Tiranë, në datë 1 Dhjetor 2022. Me pas është interesuar dhe është njohur me Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 22, datë 01.03.2021.

Për këtë objekt, nga ana e Institutit të Ndërtimit janë realizuar fillimisht dy akt konstatime (datë 06.12.2019 dhe datë 22.12.2019). Të cilat kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit “të mesëm”, me përshkrimin “plasaritje në suva”.

Edhe pse akt konstatimet nuk shprehen për dëmtim të nivelit të lartë të dëmtimit DS4 apo DS5 siç kërkon ligji, për këtë pallat është realizuar akt ekspertiza e thelluar. Oponenca Teknike e Institutit të Ndërtimit datë 05.08.2020 konfirmon mendimin për prishje te pallatit. Pasi shkalla e dëmtimit të tij është DS4 dhe se vlera e riparimit kalon 70% të vlerës së rindërtimit nga e para. Limit ligjor ky për të klasifikuar një objekt për shembje.

Pas konsultimit me inxhinierë, kërkuesi bashkë me disa banorë të pallatit kanë konstatuar se shkalla e dëmtimit për pallatin ka dëmtimin real në shkallën DS2. Pra, për këtë pallat, nuk parashikohet shembje e objektit. Por vetëm riparime nga vetë banorët, të asistuar përmes grantit 200.000 lekë për familje.

Me kërkesë të banorëve të pallatit është hartuar akti i ekspertimit nga inxhiniere e licensuar Sonila Maraj në Dhjetor 2022. Sipas opinionit të saj, pallati dhe shkalla ku kërkuesi ka pronën e tij, ka pësuar dëmtime tepër të lehta në shkallën DS2 dhe jo në shkallën DS4 sa rezulton në aktet e institucioneve.

Bashkia e Tiranës, gjatë gjykimit, ka deklaruar se kërkesa ka mbetur pa objekt, në kushtet kur në momentin aktual të gjykimit të saj, ka nisur procedura e shembjes së pallatit.

Për të provuar këtë prapësim të saj, përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë ka paraqitur pamje fotografike që evidentojnë punimet e ndërmarra deri në atë moment të gjykimit. Si rezultat i të cilave një pjesë e pallatit ishte shembur.

Lidhur me interesin publik, Bashkia Tiranë ka prapësuar se “pjesa më e madhe e banorëve të pallatit kanë përfituar nga bonusi i qirasë. Çdo familje e këtij pallati do të përfitojë nga bonusi i qirasë deri ne rindertimin e plote te banesave. Dhe secili nga këta banorë do të përfitoje banesa të reja. Për këto arsye, Bashkia Tiranë ka kërkuar rrëzimin e kërkesës për masë sigurim padie.

Inspektorati Urbanistik Tiranë dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kanë paraqitur para gjykatës akt-konstatimet e Institutit të Ndërtimit dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e pallatit.

Vlerësimi i gjykatës

Banori paditës, me kërkesën e tij, ka kërkuar pezullimin e veprimeve të mëtejshme në funksion të ekzekutimit të Vendimit nr. 22, datë 01.03.2021 të Inspektatit Urbanistik Tiranë. Nga prapësimet e Bashkisë Tiranë dhe provat e paraqitura prej saj, rezulton e provuar se, në momentin aktual të gjykimit, ka filluar dhe po vazhdonte prishja e pallatit nr. 4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Të njëjtin prapësim kanë mbajtur edhe personat e tretë Insspektorati Urbanistik dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë.

Gjykata vlerëson se kërkesa ka mbetur pa objekt, në kushtet kur kishte filluar dhe po vazhdonte prishja e pallatit. Nga pamjet fotografike te realizuara përpara fillimit të kësaj seance për shqyrtimin e kërkesës për masë sigurim padie. Si dhe të paraqitura nga përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, provohet se punimet për prishjen e pallatit kishin filluar dhe një pjesë e tij ishte prishur.

Gjykata nuk mund të marrë një vendim për pezullimin e veprimeve të mëtejshme. Sepse në këtë moment është cënuar struktura dhe funksionaliteti i pallatit. Në eventualitetin që Gjykata do të pranonte këtë kërkesë, ajo nuk do të dispononte më për ruajtjen e një pallati në favor të banorëve të tij. Por për ruajtjen e një ngrehine të rrezikshme jo vetëm për banorët e tij. Por edhe për publikun. Në të tilla rrethana, marrja e masës së sigurimit të padise do të cënonte interesin publik.

Lexo edhe: Tabaku për shembjen e pallatit te “Myslym Keta”: Banorët u gënjyen

Etiketa: abuzimaferebanore protesteErion VeliajGjykatalagjia Msylym ketalojepalltpazarevendim

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Ç’po ndodh? Policia dhe RENEA “zbarkojnë” te Liqeni i Thatë

Ç’po ndodh? Policia dhe RENEA “zbarkojnë” te Liqeni i Thatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com