Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës.
“Gjatë një konflikti, shtetasi F.G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K.P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtuan të njëjtat burime.
Discussion about this post