GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 24-vjeçarit në Korçë

13:25 - 07/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shoferi shqiptar rrëfen momentin “e pazakontë”: Emigranti vinte erë të rëndë, ndaj e futa në bagazh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë arrestuar në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 24-vjeçar është arrestuar për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Kjo pasi i riu u kap në flagrancë duke transportuar dy emigrantë. Një tjetër është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. Po ashtu dy persona të tjerë janë proceduar penalisht për plagosje të lehtë me dashje.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 4”. Transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 4”, si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bathës, Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në dalje të qytetit të Bilishtit, Devoll, automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin S. M., pasi bazuar në inteligjencën informative, dyshohej se ky shtetas po transportonte emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 2 emigrantë, të cilët 24-vjeçari do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. H., 41 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 26.07.2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

—

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 43 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 4, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër.

—

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 19 vjeç, banues në fshatin Orman, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas tjetër që ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: arrestohenemigrantetpaligjshem

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
Mbappe heq dorë nga transgjinorja, ylli i PSG në një lidhje të re

Mbappe heq dorë nga transgjinorja, ylli i PSG në një lidhje të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com