GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fshehu të ardhurat, SPAK pushon dosjen për përndjekësin e Vettingut

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-deputeti i PD përfundon në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vendosur të mbyllë dosjen hetimore të regjistruar ndaj Komisionerit Publik, Florian Ballhysa.

Komisioneri më i rëndësishëm i “Vettingut”, u kallëzua në muajin Shkurt 2022, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Vendimi për mbylljen e hetimeve është marrë në 28 dhjetor 2022, ku pas 10 muaj verifikime, prokuroria ka dalë në konkluzionin se komisioneri, Florian Ballhysa, nuk ka shkelur asnjë nga kriteret penale që kualifikojnë “Shpërdorimin e detyrës” dhe “Fshehjen e të ardhurave financiare”.

Florian Balllhysa, njihet si komisioneri që “përndjek” prokurorë dhe gjyqtarë, me urdhra nga lart dhe segmente të errëta të botës politike dhe kriminale, duke kërkuar në KPA shkarkimin e tyre.

Mes prokurorëve që Ballhysa ka “përndjekur” në mënyrë të padrejtë dhe orientuese nga segment e errëta, ka qenë dhe vetë prokurori që në SPAK, i mbylli dosjen penale.

Në vendimin e pushimit të Florian Ballhysën, prokurorët e SPAK thonë se”…edhe sikur të vërtetohej se Florian Ballhysa, ka ushtruar profesionin e avokatit pa paguar detyrimet tatimore, në fakt rezulton se gjatë kohës së ndodhjes së ngjarjeve në 2003 deri në 2005, ndodhemi para institutit të parashkrimit të veprës penale…”.

Por gjatë zhvillimit të hetimeve, SPAK ka mbledhur disa dokumente nga institucione të ndryshme, ku provohet se Ballhysa është pajisur me licencën e avokatit dhe ka ushtruar profesionin, pa pasur një NIPT tregtar pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Hetimi ka provuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë, i ka dhënë në vitin 2003 komisionerit Florian Ballhysa, titullin e avokatit dhe ka ushtruar këtë profesion nga viti 2002 deri në 2005. Sipas dhomës së avokatisë, për periudhën e vitit 2004, Ballhysa ka qenë me status pasiv pasi rezulton të ketë pasur marrëdhënie pune me administratën publike.

Njëherësh përmes dy përgjigjeve të mara në 10 dhe 23 Mars nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Tiranë, ka rezultuar se Ballhysa nuk ka qenë i regjistruar për regjistrimin e ndonjë aktiviteti privat për periudhën 2002 deri në vitin 2004.

Për këtë çështje SPAK, ka marrë në pyetje dhe komisionerin Ballhysa, i cili në dëshminë e tij, ka pranuar se nuk e kishte deklaruar në dosjen e tij personale, kur ka garuar për të qenë pjesë e Komisionerit Publik në Vetting.

“…deklarimin e fitimit të titullit si avokat në 2 dhjetor 2002, e shpjegon se nuk e ka paraqitur në kuadrin e marrëdhënies së punësimit ose vetëpunësimit edhe për faktin se në momentin e fitimit të konkursit në vitin 2002, e për disa muaj të vitit 2003, ai ka qenë i punësuar në administratën shtetërore, përkatësisht në Ministrinë e Pushtetit Vendor. Por që këtë eksperiencë pune në administratën shtetërore në nivel ekzekutiv, Ballhysa nuk e ka bërë pjesë të jetëshkrimit të tij për qëllim të konkurrimit, sepse e ka vlerësuar se nuk përmbush kriteret e parashikuara në ligj…”-thuhet në vendimin e pushimit.

Pavarësisht kësaj situate, pritet që në 11 janar 2023, gjyqtarja Flora Hajredinaj, të vendosi nëse do pranojë kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj komisionerit Ballhysa apo të kthejë dosjen për plotësim të hetimeve.

Etiketa: ardhuratfshehuSpak

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
FOTO/ Presidenti ‘e bën në brekë’, arrestohen publikuesit e pamjeve

FOTO/ Presidenti 'e bën në brekë', arrestohen publikuesit e pamjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese
Breaking Views

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga "poli -agjentët" grekë...

Lexo më shumë
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

Klubi i AF Elbasanit zemërthyer për vdekjen e Fatjon Bunjakut: Do të mbetet pjesë e identitetit tonë

10:42 - 07/06/26
Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomholiganbet