GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deportohet tropojani nga Anglia, media britanike e konsideron fitore për ministren e Brendshme

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deportohet tropojani nga Anglia, media britanike e konsideron fitore për ministren e Brendshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deportimi i Selami Çokaj 47 vjecarit të dënuarit për një vrasje në 1994 i arratisur nga burgjet dhe që jetonte në Britani, sipas tabloidit britanik Daily Mail konsiderohet si një fitore ligjore për Ministren e Brendshme, Priti Patel e cila së fundi nënshkroi në Tiranë një marrëveshje riatdhesimi me Shqipërinë, për kriminelët dhe azilantët që kanë dështuar në kërkesat e tyre për qëndrim në ishull.

Britania është duke përgatitur një projektligj të ri mjaft të ashpër për Nacionalitetin dhe Kufirin i cili parashikon dënime shumë të ashpra për trafikantët e qenieve njerëzore, por edhe deportimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të atyre që kërkojnë azil kur kërkesat e tyre refuzohen.

Shqetësim për Londrën mbetet krimi i organizuar shqiptar dhe deri më tani sipas medias janë deportuar në Shqipëri mbi 250 kriminelë të dënuar. Shqiptarët janë grupi më i madh ndër të huajt nëpër burgjet britanike ku në total ata përbejnë 16 për qind të të gjithë të huajve nëpër këto burgje.

Shifrat më të fundit tregojnë se shqiptarët nëpër burgje janë dyfishuar nga 876 në gusht të 2019 në 1574 në mars të këtij viti.

Britanisë i kushton tmerrësisht shumë mbajtja e një të burgosuri në qeli dhe andaj kanë nënshkruar marrëveshje me disa vende për dërgimin e të burgosurve në shtete e tyre të të vuajtur dënimin, siç kanë bërë edhe me Shqipërinë.

Pas marrëveshjes së 2013-es, mes Londrës dhe Tiranës për transferimin e të burgosurve nga atëherë deri më tani veteëm 23 shqiptarë janë transferuar në burgjet shqiptare.

Aktualisht, Britanisë i kushton 44. 600 stërlina mbajtja e një të burgosuri në një vit dhe vetëm mbjatja e shqiptarëve të Britanisë pas hekurave i kushton Londrës 70 milionë stërlina.

Në udhëtimin e saj në Tirane gjatë kësaj jave, Ministrja e Brendshme britanike u takua edhe me kryeministrin Rama për të diskutuar për luftën ndaj grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe atyre që qëndrojnë pas trafikimit të qenieve njerëzore, financimeve të paligjshme si dhe emigrimit të paligjshëm drejt Britanisë, ku marrëveshja e nënshkruar mes të dyja palëve ka shkaktuar reagime në mediat sociale nga jo pak shqiparë që jetojnë në Britani. /Top Channel

Etiketa: Daily MaildeportimSelami Cokajtropojani

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
“Vrapojmë së bashku”, Spinazzola i jep zemër Italisë para finales

“Vrapojmë së bashku”, Spinazzola i jep zemër Italisë para finales

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com