Pastruesja Rozeta Dobi ndodhet aktualisht pas hekurave së bashku me djalin e saj Havierin. Ajo ka rrëfyer se e vodhi klienten e saj Alda Klosi, ish-shefe kabineti e Arben Ahmetajt, për shkak se e urrente.
Ky është një prej detajeve që thuhet në dosjen e prokurorisë. 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.
Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kosovarëve, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.
“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldës. Gjatë kontrollit kam vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e kam hapur atë brenda saj kam konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200, euro dhe 100 dollar, në moment që i kam parë këto shuma parash nga urrejtja që kisha krijuar ndaj shtetases Alda Klosi dhe jam larguar më pas me mjetin e djalit tim. Deklaroj shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që kam marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosje.
Discussion about this post