GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ushtria në dorën e Mirlindës/ 1.3 mln euro tek sistemi i Mbrojtjes

16:25 - 09/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushtria në dorën e Mirlindës/ 1.3 mln euro tek sistemi i Mbrojtjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri Niko Peleshi po e lë mbrojtjen kibernetike në duart e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj. Kjo e fundit ka hapur një tender me objekt “Përmirësimi i sistemit financiar për Ministrinë e Mbrojtjes. Në lojë nuk janë pak, por 1.3 milionë euro. Sipas të dhënave të prokurimit, fituesi i tenderit do të shpallet me datë 27 janar dhe do t’i kalohen së pari 104 491 800 lekë (të reja) vetëm për implementimin e sistemit. Këto para do jepen për një punë që zgjat 9 muaj, sipas dokumenteve. Ndërsa pjesa tjetër me vlerë 34 059 260 lekë do t’i jepen firmës pas 9 muajsh, për mirëmbajtjen e sistemit. Kjo pikë e kontratës do të zgjasë deri në 2 vjet.

Të ishte për Peleshin, nuk do t’ia linte në dorë Mirlinda Karcanaj, por do t’i administronte vetë.

Sidomos, pas skandaleve të fundit me dështimin e AKSHI-t përballë hakerave që morën në dorë çdo të dhënë të qytetarëve, ky tender i AKSH-it në sektorin e mbrojtjes është absurd. Për më tepër AKSHI do të ndërhyjë në sistemin financiar të Ministrisë së Mbrojtjes, ç’ka e shton më shumë rrezikun dhe cenon sigurinë financiare të ushtrisë. Por, pavarësisht këtyre skandaleve, AKSHI vazhdon të  bëjë tenderë me vlera të larta, për të ndërhyrë në sistemet e institucioneve shtetërore. Janë bërë edhe disa tenderë për rritjen e sigurisë së sistemeve, por në fakt ka qenë një dështim. Pasi vetëm disa javë më parë, hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna nga një bankë e nivelit të dytë.

Por, eprori direkt i Mirlindës, kryeministri Rama me sa duket ia ka ulur veshët Peleshit, i cili pranon në heshtje që AKSHI të marrë në dorë të dhënat e NATO-s në Shqipëri.

Duke e ditur namin e keq të këtij institucioni për shkak të korrupsionit, nuk pritet që nga ky tender të bëhet një punë e denjë.  Në vend që të sigurohet sistemi financiar i Mbrojtjes, mund të vihet në rrezik!

Sakaq, kujtojmë tenderët për mirëmbajtjen e sistemeve, AKSHI ia jep rëndomë kompanisë “INTECH +” apo klonevbe të saj të lidhura me politikanin e korruptuar Ilir Beqaj. Kujtojmë se ish- ministrit dhe zyrtarit aktual të Ramë i është hequr edhe një mandat deputeti për këto afera! Kur u bë ministër, Beqaj i shiti fiktivisht aksionet. Gjithsesi, pas çdo kontrate qëndron akoma dora e tij e pushtetshme. Por, pikërisht puna e dobët e kësaj kompani ka bërë që hakerat të marrin në duar të dhënat tona.

Pak ditë më parë Gijotina.com tregoi dhe skemën që mund të kenë përdorur hakerat për të ndërhyrë tek bankat. Kjo kompani u mor me ndërtimin e sistemit “goverment gateway” që ka si funksion shkëmbimin e informacionit mes institucioneve. Që rrjedhimit lë të kuptohet se po kjo firmë do të merret me sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes. E ndërsa AKSHI degradon, këtë radhë rrezikohet institucioni i vetëm shqiptar që është i integruar me Perëndimin, me NATO-n!

Lexo edhe: U kap me drogë, punonjësja e AKSHI-t ishte kallëzuar më herët

Etiketa: AKSHIgoverment gatewayMinistria e MbrojtjesMirlinda KarçanajNATOniko peleshitender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Mjeti i së ardhmes, njihuni me dronin-taksi që vjen në 2024

Mjeti i së ardhmes, njihuni me dronin-taksi që vjen në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com