Qeveria ka liruar nga detyra anëtarja e këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës Ermira Gjeçi.
Ajo do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Alban Mësonjësi si përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në vendimin e qeverisë thuhet:
Znj. Ermira Gjeçi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Alban Mësonjësi emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Discussion about this post