GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja në qeli e Enver Sheshit/ ‘Helsinki’: Po zvarriten hetimet

20:15 - 11/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja në qeli e Enver Sheshit/ ‘Helsinki’: Po zvarriten hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet në lidhje me vdekjen në qeli të Enver Sheshit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e shtunë kanë nisur nga ana e policisë gjyqësore. Deri më tani janë kryer veprimet paraprake, urdhëruar ekspertimi mjeko-ligjor dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.

Në lidhje me rastin në fjalë është aktivizuar edhe Komiteti Shqiptar Helsinkit, organizatë që mbikëqyr respektimin e të drejtave themelore të njeriut sipas konventës së ratifikuar nga Shqipëria.

Kryetarja e Komitetit, Erinda Skëndaj tha në një intervistë për Breaking në Top News se e kanë pasur të vështirë të mësojnë detaje në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit, duke shtuar se përfaqësuesve të Komitetit u është bërë ping-pong nga institucionet.

Deklarata

“Nuk kemi arritur të marrim informacionin e plotë, që kemi ndeshur, jo vetëm për këtë rast por edhe për raste të ngjashme, kujtojmë rastin e Bilbil Hasanit në 2020. Na është komunikuar se s’mund të na jepet informacion për shkak se prokuroria është duke kryer një hetim. Ky informacion është kontradiktor me të dhënat e tjera, pasi kur kemi shkuar te prokuroria për të marrë informacion, aty kemi mësuar që prokuria nuk ka nisur as hetimet dhe s’ka as referim me kallëzim për rastin konkret. I jemi drejtuar policia a kanë nisur veprimet jemi në verifikim”, tha Skendaj

Skendaj citon standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që respektohen në të tilla raste.

“Sa herë që ndodh një humbje jete nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore, është shteti që ka detyrimin dhe barrën për të provuar se trajtimi I personit ka qenë I mirë dhe nuk ka qenë shteti fajtor me veprimet, apo mosveprimet e tij, që ka çuar në humbjen e jetës së personit”, shtoi ajo.

Në vlerësimin e Komitetit, masat e arrestit me burg duhet të jepen vetëm në rastet kur ligji parashikon se personat e arrestuar përbëjnë kërcënim për shoqërinë, për prishjen e provave, apo për t’u arratisur.

Enver Sheshi akuzohej për krijim skeme mashtrimi me TVSh, akuzë që dënohet maksimumi deri në gjashtë vite burg. Rasti i tij bëhet edhe më flagrant, nisur nga fakti që ishte marrë i pandehur për të njëjtën akuzë për të cilën ishte dënuar më parë.

Etiketa: Enver ShehiHelsinkiKryesore1

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Mungoi në funeralin e Pele, Ronaldo: Isha me pushime

Mungoi në funeralin e Pele, Ronaldo: Isha me pushime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com