GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali me MB/ Reagon sërish PD: Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Belind Këlliçi: SPAK të hetojë krimin e blerjes së votave në Durrës dhe gjithë vendin, PD nuk do të heshtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD ka reaguar sot sërish mbi takimin e zhvilluar nga kryeministri Rama me kryebashkiakët socialist. Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi u shpreh se takimi i zhvilluar në kryeministri ishte propagandë e gënjeshtërt dhe hipokrite përballë të emëruarve të tij në pushtetin vendor.

“Sot Partia Demokratike do të sjellë një provë për të dëshmuar edhe një herë, se sevdaja e madhe e Ramës për antikorrupsionin është një lojë që konsumohet para kamerave, ndërsa kur ato shuhen vazhdon vjedhjen e taksave të shqiptarëve me bandën e tij të plaçkitësve.

Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun.  Të emëurarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tendera. Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama.”- u shpreh Këllici ndërsa shtoi se ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet sa më parë shqiptarëve.

Deklarata e plotë:

Ndoqëm përpjekjen e radhës të Edi Ramës për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë, me propagandën e gënjeshtërt dhe hipokrite përballë të emëruarve të tij në pushtetin vendor.

Por tashmë shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë mirë se ajo që Rama bën dhe ajo që Rama thotë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sot Partia Demokratike do të sjellë një provë për të dëshmuar edhe një herë, se sevdaja e madhe e Ramës për antikorrupsionin është një lojë që konsumohet para kamerave, ndërsa kur ato shuhen vazhdon vjedhjen e taksave të shqiptarëve me bandën e tij të plaçkitësve.

Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun.

Të emëurarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tendera.

Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama.

AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë!

Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë!

Ky pra është Edi Rama i vërtetë. Ai që para kamerave qan për taksat e qytetarëve, dhe pas kamerave i përdorë ato për të shpërblyer ata me të cilët ka kryer masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin janë modeli me të cilin Edi Rama ka shkaktuar rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje, duke nxitur largimin masiv e të rinjve shqiptarë.

Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe t’u kthehet sa më parë shqiptarëve.

Etiketa: PDSpaktendera

Lajme të lidhura

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH
Aktualitet

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26
Para
Theu rregullat anti-Covid, gjobitet me 10 milionë lekë biznesmeni në Durrës

Theu rregullat anti-Covid, gjobitet me 10 milionë lekë biznesmeni në Durrës

TË FUNDIT

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!
Botë

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!

08:32 - 08/10/26

Pentagoni i ka kërkuar Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të përfundojë përgatitjet për një rikthim të mundshëm të operacioneve ushtarake...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com