GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Vdes vajza e vetme e Elvis Presleyt, nëna mesazh rrëqethës

10:37 - 13/01/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes vajza e vetme e Elvis Presleyt, nëna mesazh rrëqethës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndahet nga jeta Lisa Marie Presley, vajza dhe fëmija i vetëm i mbretit të muzikës botërore, Elvis Presleyt. Ajo mbylli sytë përgjithmonë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një atak kardiak. Lajmin e bëri të ditur nëna e saj, Prischilla Presley. Këngëtarja, nënë e 4 fëmijëve, tre vajza dhe një djalë, u dërgua në spital pasi u sëmur në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforninë Jugore, të enjten në mëngjes.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha që mjekët kryen CPR dhe “përcaktuan se pacienti kishte shenja jete” përpara se ta çonin Presley-n në një spital në West Hills. Ish-gruaja e Elvisit dhe nëna e Presley-t, njoftoi se ka vdekur. “Me zemër të prekur më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley, 77 vjeç, në një deklaratë disa orë pasi konfirmoi se vajza e saj ishte dërguar në spital. “Ajo ishte gruaja më e pasionuar, më e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë.”.

Vdekja e Presley-t erdhi pasi ajo mori pjesë në Golden Globes në Beverly Hills të martën, ku ajo festoi nderimin e aktorit Austin Butler me një çmim për rolin e babait të saj në filmin biografik Elvis. Në ceremoni i ishte bashkuar edhe nëna e saj. Vetëm disa ditë para Golden Globes, Presley ishte në Memphis, Tennessee në Graceland, rezidenca ku jetonte Elvis, për të festuar ditëlindjen e babait të saj më 8 janar.

Ajo ishte trashëgimtarja e vetme e mbretit të rock and roll-it dhe kishte lëshuar duete të këndimit të saj me Elvisin duke përdorur këngë që ai kishte lënë trashëgimi para se të vdiste.

Etiketa: Elvis PresleyLisa Marie Presleyprischila presley

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
110-vjetori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Të rritet cilësia

110-vjetori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Të rritet cilësia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com