GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rrëmbehet i burgosuri në Maqedoninë e Veriut, plagoset një polic

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëmbehet i burgosuri në Maqedoninë e Veriut, plagoset një polic
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një arratisje spektakolare ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se një i burgosur është rrëmbyer nga persona të armatosur në “Idrovicë”. Gjithçka u realizua gjatë  shoqërimit të një të burgosuri të sigurisë së lartë nga burgu në spital. Policia e burgut hasi në disa persona të armatosur, furgoni që transportonte të burgosurin u ndalua, pati të shtëna, një polic u plagos në fshikëz. Ndërsa i burgosuri u nxor dhe iku bashkë me personat e armatosur.

Aksioni i arratisjes ishte planifikuar. Këtë e tregon edhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe megjithëse nuk konfirmohet, ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes. I burgosuri jozyrtarisht ka vetëshkaktuar një plagë, për të cilën ka kërkuar mjekim.

Nuk dihet nëse është thirrur ambulancë apo është transportuar direkt. “A1on” kërkoi informacion nga Administrata e Zbatimit të Sanksioneve se kush ishte komandanti në detyrë gjatë turnit kur ndodhi rrëmbimi, nëse është e vërtetë që i burgosuri i arratisur vuan dënimin për vrasje, si dhe sa efektivë policie e kanë transportuar të burgosurin. Deri në publikimin e lajmit nga aty nuk pati asnjë përgjigje.

Nga MPB kanë paralajmëruar informacione në kohë sa më të shkurtë. Në një intervistë për “A1on”, Marjan Spasovski, drejtor i Administratës për zbatimin e sanksioneve, ka pranuar se në burgje mbretëron korrupsioni endemik. Aksioni i arratisjes së të burgosurit ka lënë edhe te organet kompetente dyshimin se ka qenë i koordinuar me persona të burgut, duke pasur parasysh informacionet që posedonin personat e armatosur. Ky është vetëm një nga disa incidentet që kanë ndodhur muajt e fundit, lidhur me sistemin e burgjeve.

Etiketa: I burgosurMaqedoni e veriutPolic

Lajme të lidhura

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon
Breaking Views

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Para
Prekëse, stomatologu ndërron jetë në 3-vjetorin e vdekjes së babait

Prekëse, stomatologu ndërron jetë në 3-vjetorin e vdekjes së babait

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën
Sport

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26

Një deklaratë e ish-ministres franceze të Sportit, Marie-George Buffet, ka rikthyer në qendër të vëmendjes Botërorin e vitit 1998, të...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

07:30 - 04/08/26
Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com