GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia pretendon të ketë marrë nën kontroll qytetin Soledar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia pretendon të ketë marrë nën kontroll qytetin Soledar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia bëri të ditur sot (e premte), se prej të enjtes vonë në mbrëmje, ka nën kontroll qytetin e Soledarit në Ukrainë. Kievi, e pranon se një pjesë e qytetit është nën kontrollin rus. Prej muajsh palët ishin përfshirë në luftime të ashpra në këtë qytet, secila duke pretenduar herë pas here, se e kontrollonte atë.

Të enjten zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar, tha se në Soledar po zhvilloheshin luftime të ashpra, duke shtuar se forcat e Ukrainës po rezistonin. Komentet zonja Maliar i bëri një ditë pas pretendimeve kontradiktore se kush e kontrollonte qytetin. Ky rajon në lindje të Ukrainës është një nga më aktivët në konflikt, duke e bërë të vështirë një vlerësim të pavarur të situatës.

Ndërkohë ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha për rrjetin televiziv britanik BBC se Ukraina është de facto një vend anëtar i NATO-s. Ai shtoi se Kievi ka siguruar armët dhe stërvitjet e nevojshme, për t’u përballur me agresionin rus. Zoti Reznikov u shpreh i sigurt se në të ardhmen e afërt, Ukraina do të bëhet de jure një vend anëtar i NATO-s.

Sipas zbulimit britanik, Rusia ka gjasa të përdorë të burgosur për të punuar në sektorin e prodhimit të mbrojtjes, me qëllimin për të përmbushur kërkesat për mjete ushtarake në kohë lufte.

Në një raport të publikuar sot në Twitter, thuhej se “në nëntor të vitit 2022, prodhuesi më i madh i tankeve në Rusi, ‘Uralvagonzavod’ (UVZ), kishte bërë të ditur për mediat lokale se do të punësonte 250 të burgosur, pas takimit me Shërbimin Penal Federal (FSIN).

Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se Rusia ka një histori të gjatë të përdorimit të të burgosurve për punë dhe në vitin 2017, puna e detyruar u rivendos si një dënim specifik penal.

Po sipas ministrisë, popullata e burgjeve ofron një burim unik njerëzor për udhëheqësit rusë, për ta përdorur si mbështetje për atë që Kremlini e quan, operacion special ushtarak, në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Po kështu instituti për Studime Lufte me qendër në SHBA bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet me gjasë të gjejë “koka turku” për shkak të problemeve që po has industria ruse e mbrojtjes, në pajisje e teknologji. Instituti solli në vëmendje kritikat publike në televizionin shtetëror që zoti Putin i bëri një prej anëtarëve të kabinetit të tij.

Zoti Putin i tha zëvendëskryeministrit rus Denis Manturov që të “mos luajë rolin e budallait” pasi e pyeti se pse disa agjenci ruse nuk kishin marrë urdhra shtetërorë për personel dhe prodhim, nisur nga kushtet aktuale në të cilat ndodhet Rusia.

Sipas institutit amerikan “ky incident ka të ngjarë të jetë pjesë e një fushate të vazhdueshme informacioni të Kremlinit, për të forcuar imazhin e Putinit, si një udhëheqës i përfshirë në kohë lufte”./VOA

Etiketa: KieviRusiaSoledaritUkraine

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
Rekord emigrantësh gjatë vitit 2022 në BE

Rekord emigrantësh gjatë vitit 2022 në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com