GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Nuk ka vend për emigrantët

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Nuk ka vend për emigrantët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut vizitoi El Paso, qytetin kufitar të Teksasit, nga ku deklaroi se “nuk ka vend në Nju Jork” për emigrantët që po mbërrijnë me autobus në qytetin më të populluar të SHBA-së.

Adams, një demokrat, kritikoi gjithashtu administratën e presidentit Joe Biden, duke vënë në dukje se “tani është koha që qeveria federale të bëjë punën e saj” në lidhje me krizën e emigracionit në kufirin jugor të SHBA-së.

Vizita në El Paso erdhi pasi Adams tha të premten se Nju Jorku është “në pikën e kolapsit” pasi një numër rekord i emigrantëve vazhdojnë të mbërrijnë në qytet. Kryetari i bashkisë bëri një kërkesë urgjente tek autoritetet e shtetit të Nju Jorkut gjatë fundjavës për të ndihmuar autoritetet komunale të gjejnë strehim për azilkërkuesit.

Kërkesa e Adams vjen pasi 3,100 azilkërkues mbërritën në Nju Jork javën e kaluar – më shumë se 800 prej tyre vetëm të enjten. Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryetarin e bashkisë së El Pasos, Oscar Leaser dje, Adams theksoi se ai nuk po fajësonte për përkeqësimin e problemit në asnjë qytet kufitar.

“Ne ia vëmë fajin qeverisë federale,” shpjegoi ai. “Është një problem kombëtar. Duhet të ketë një reformë reale të imigracionit dhe duhet të gjejmë menjëherë një zgjidhje afatshkurtër”, theksoi ai.

Gjatë muajve të fundit, guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit kanë dërguar mijëra azilkërkues në qytetet me kryebashkiakë demokratë, duke përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Uashingtonin. Ky fakt ka përkeqësuar krizën që ekziston në Nju Jork dhe ka shtuar numrin e të pastrehëve.

Etiketa: emigrantetkryebashkiakuNju Jork

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Jep dorëheqjen ministrja gjermane

Jep dorëheqjen ministrja gjermane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video nga lirimi i studentëve dhe të miturve të arrestuar gjatë...

Lexo më shumë
Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com