GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kapja e mafiozit, kush janë 4 ‘të rrezikshmit’ e shpallur në kërkim

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapja e mafiozit, kush janë 4 ‘të rrezikshmit’ e shpallur në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista e të arratisurve tejet të rrezikshëm që i përkasin “programit special të kërkimit” të grupit Interforce zvogëlohet në 4.

I pari

I pari në listën e të kërkuarve është Attilio Cubeddu (Sarda Anonim), i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) dhe i kërkuar që nga viti 1997 për shkak se nuk ishte kthyer, në përfundim të një lejeje, në burgun Badu e Carros. Ai ishte i mbyllur për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda trupore. Më 18 mars 1998 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij, por ende dhe sot nuk dihet se ku ndodhet.

Giovanni Motisi

Giovanni Motisi (Cosa Nostra), i lindur më 1 janar 1959 në Palermo, i njohur edhe me pseudonimin “U Pacchiuni (dhjami)”, është shpallur në kërkim që nga viti 1998 për vrasje, nga viti 2001 për organizatë mafioze, që nga viti 2002 për masakër duhet të vuajë një dënim të përjetshëm për vrasjen e komisionerit Giuseppe Montana. Më 10 dhjetor 1999 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij. Në vitin 2016, figura e tij u përfshi në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë. Vrasësi i besuar i Toto Riina, sipas deklaratave të Calogero Ganci, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka qenë i pranishëm në Cosa Nostra, në momentin kur u diskutua për vrasjen e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa.

Renato Cinquegranella

Renato Cinquegranella (Camorra), lindur më 15 maj 1949 në Napoli, i kërkuar që nga viti 2002 për organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe vepra të tjera. Më 7 dhjetor 2018 u shpallën kërkime ndërkombëtare për arrestimin e tij me qëllim ekstradimi, por rezultuan të pasuksesshme. Emri i tij shfaqet në kronikat gjyqësore të dy prej krimeve që tronditën më shumë Napolin: vrasja e Giacomo Frattini, alias “Bambulella”, një ushtar i Nco, i torturuar, vrarë dhe copëtuar në janar si dhe masakra e kreut të Mobile Antonio Ammaturo dhe shoferit të tij, Pasquale Paola, në korrik të po atij viti nga Brigadat e Kuqe.

Pasquale Bonavota

Në fund është dhe Pasquale Bonavota (‘Ndrangheta) , i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia, i kërkuar që nga viti 2018 për “shoqatë të tipit mafioz” dhe “vrasje të rëndë në konkurrim”. Bonavota është një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, i konsideruar si truri i shoqatës mafioze me të njëjtin emër që vepron në zonën e Sant’Onofrio, por me degë në zonën industriale të Maierato, Pizzo dhe Acconia di Curinga. Ai konsiderohet si një zog i lirë në pyll që nga vjeshta e vitit 2018.

Etiketa: Italiakerkimshpallur

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO nis shqyrtimin për gjyqtarin

Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO nis shqyrtimin për gjyqtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com