GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Berisha: I keqpërdoruri i Ramës

13:57 - 16/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndërprerje e shkurtër”, rishfaqet Berisha: 2023, viti i shpresës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat shprehet se në kulmin e një skandali të madh të një mega-vjedhjeje, Edi Rama dhe i keqpërdoruri nga ai Enkelejd Alibeaj përjashtojnë 4 deputetë të opozitës.

Berisha shprehet se një gjë e tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut, pasi Rama tashmë e ka kthyer vendin në diktaturë. Sipas Berishës, Alibeaj merr urdhra drejtpërdrejtë nga Edi Rama.

Fjala e Berishës:

Të njëjtën gjë po bën Edi Rama me grupin parlamentar. Ai e sheh se kohërat i ka të numëruara. Ai e sheh se vjedhjet që bën çdo ditë, po i kthehen tani në një bumerang të tmerrshëm.

Ai e sheh që nuk ka shpëtim nga një shtet ligjor, për një seri aferash, vjedhjesh të tmerrshme, nga ajo e djegësve, e Butrintit, e Portit të Durrësit, etj.

Ai ka të vetmen shpresë të mbajë me çdo kushtet pushtetin. Prandaj shërbehet nga të njëjtit njerëz. Njerëz të zhveshur nga çdo lloj dinjiteti njerëzor, integriteti njerëzor.

Papritmas, në kulmin e skandalit të gjysmë milionë eurove të vjedhura- tregojnë se kur një shefe kabineti mbante në tubat e aspirimit gjysmë milionë euro, imagjinonin sa kanë në kontot bankare, Edi Rama, Olsi Rama, Arben Ahmetaj, etj, tre thasë me euro mbeten jetimë.

Në këtë kulm skandali të pashembullt, në kulmin e skandalit të kryetarit të bashkisë që kapet si kurrë ndonjëherë më parë, që bashkia bën tender për të vjedhur paratë e taksapaguesve, ndërton rrugën me buldozerët e vet, ndërkohë hap tenderin që të shpallë fitues kompaninë e vet. Se rruga po ndërtohej. Po sa? 400 e sa mijë euro. Dhe bën fiktivisht sikur po anulon tenderin, i kapur në mënyrën më flagrante, kryetar bashkie që shpall tendera për të vjedhur veten, siç bëri dasmën e vet.

Këta nuk fitojnë, qytetarët nuk i votojnë këta. Këta e kanë kuptuar, e ndjejnë që janë të përfunduar ndaj edhe bëjnë gjithçka.

Në kulmin e këtij skandali, i keqpërdoruri i tij shpall se ka përjashtuar 4 deputetë nga grupi. I bën Edi Rama, se Edi Rama i di këto.

Përveç Koresë së Veriut, nuk mund të gjesh parlament në botë, që të dalë një i vetëshpallur kryetar grupi dhe të përjashtojë katër deputetë nga grupi pa asnjë bazë, rregullorja nuk e përjashton këtë.

Kjo ndodh nga Edi Rama, se si të ngushtojë në maksimum hapësirën parlamentare të PD, se si t’i lërë jashtë komisioneve, se si tu lërë atyre dy minuta kohë për diskutim.

Ky është një akt i padëgjuar ndonjëherë në histori. Është prapë Edi Rama. Ka prej jush që thonë Alibasha. Jo, ata janë lëvozhga njerëzore, nuk janë as njerëz. Nuk kemi pse merremi me ta.

Është Edi Rama, sepse në çdo vend, po të mos ishte Edi Rama, kryetari i parlamentit do i thoshte se nuk përdoren metoda staliniste në parlament.

Etiketa: berishaKryesore1SkandalVjedhje

Lajme të lidhura

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së
Breaking Views

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së

10:30 - 20/04/26
Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë
Breaking Views

Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë

08:00 - 20/04/26
Duhet të mundim autokratët në pushtet por edhe të opozitës, Salianji sfidon Berishën: Dil dhe përballu në garë
Aktualitet

Duhet të mundim autokratët në pushtet por edhe të opozitës, Salianji sfidon Berishën: Dil dhe përballu në garë

19:18 - 19/04/26
Para
E RËNDË/ Pacientja hidhet nga dritarja e spitalit në Kosovë

E RËNDË/ Pacientja hidhet nga dritarja e spitalit në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së
Breaking Views

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së

10:30 - 20/04/26

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë...

Lexo më shumë
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

09:55 - 20/04/26
Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

09:31 - 20/04/26
Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë

Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë

08:00 - 20/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com