GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Skandal’, PD: Rama la studentët jashtë “Pakos së madhe”

16:01 - 16/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Skandal’, PD: Rama la studentët jashtë “Pakos së madhe”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kategoritë që përfitojnë nga ‘Paketa e Madhe’ e Qeverisë. Në një dalje për mediat, kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri deklaron se lënia jashtë e studentëve nga kjo paketë është alarmante pasi ka studentë që vijnë nga familje të varfra dhe u duhet të punojnë për të siguruar jetesën.

‘Mungesa e studentëve është vetëshpjeguese: së pari, ata janë më pak të manipulueshmit ndër shtresat e shoqërisë, duke qenë se mosha ua lejon pavarësinë dhe moskorruptueshmërinë. Kjo i ka bërë ata një kategori për të cilën nuk duhen shpenzuar para qeveritare, dhe kjo e zbulon “paketën e madhe”, si asgjë më shumë se një skemë të manipulimit elektoral.’- deklaron ndër të tjera Xhaferri.

DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama ka prezantuar me pompozitet atë që e quan “Paketa e Madhe” sikur të ishte Big deal (Pakti i Madh) i Presidentit amerikan Lyndon Johnson. Me siguri, dhe me të drejtë, paketa është e mirëpritur nga disa kategori të shoqërisë, edhe pse ajo nuk shkon dot as deri në nivelin e kompensimit të inflacionit apo indeksimit të çmimeve. Shqetësimi i Partisë Demokratike lidhet me një faktor madhor të politikës dhe shoqërisë, një kauzë për të ardhmen e pluralizmit dhe të vendit. A është paketa e madhe e Ramës një instrument elektoral në radhën e përpjekjeve të tij për të vjedhur zgjedhjet? Duke ditur se shumat e akorduara do të ndahen në nivel lokal, nëpër zyrat vendore të administratës publike, treguesit janë se shumat a alookuara do të konsiderohen si favore të qeverisë dhe bashkive, të cilat komandohen nga Partia Socialiste.

Si për një rastësi që duket e çuditshme, edhe shumat e caktuara janë 10 apo 20 mijë lekë, të njohura tashmë botërisht si tarifat që patronazhistët e Ramës u ofrojnë qytetarëve në këmbim të votës. Si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, përfaqësues i zërit të të rinjve, më alarmon mungesa e studentëve në listën e kategorive përfituese të “Paketës së madhe”. Të gjithë e dimë se ka studentë që marrin bursa, sepse vijë nga familje të varfra apo studentë që punojnë pasditeve apo fundjavave për të mundësuar shkollimin. Mungesa e studentëve është vetëshpjeguese: së pari, ata janë më pak të manipulueshmit ndër shtresat e shoqërisë, duke qenë se mosha ua lejon pavarasinë dhe moskorruptueshmërinë. Kjo i ka bërë ata një kategori për të cilën nuk duhen shpenzuar para qeveritare, dhe kjo e zbulon “paketën e madhe”, si asgjë më shumë se një skemë të manipulimit elektoral.

Në njëfarë mënyre, ajo është amnistia fiskale e zgjedhjeve, gjetja e një mënyrë për të ligjëruar tarifat e blerjes së votës. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’ua marrin paratë, sepse nuk janë të Edi Ramës por tuajat: janë taksat që ai ua merr dhe ua kthen sikur t’u bënte favor. Duke qenë të tyret këto para ne u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos ndihen borxhlinj dhe as të favorizuar nga Edi Rama. Paratë merrjani, por votën hidheni të lirë. Vota juaj e lirë është instrumenti më i fortë për t’i dalë zot Shqipërisë, për ta ruajtur pluralizmin!

Etiketa: Besart XhaferriPDStudentet

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Duka: Bashkëpunimi me Ministrinë e Sporteve si kurrë më parë

Duka: Bashkëpunimi me Ministrinë e Sporteve si kurrë më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com