GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen fakte të reja në lidhje me eliminimin e Martin Çeços

16:49 - 16/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Mbytën 26-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, kush janë tre autorët e vrasjes në Maliq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fakte të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Martin Çeços. BalkanWeb shkruan se  edhe pas 8 muajsh, përsëri nuk është arritur të grumbullohen fakte shkencore të plota mbi arrestimin e 4 shtetasve, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë pjesë e kësaj vrasje. Në muajin dhjetor gjykata e Apelit, rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së kushërinjve Mollaj, për sigurimin e provës ndaj shtetases Tina Pajollari, e cila në momentet proceduriale ka marrë rolin e bashkëpunëtores në vrasjen e të riut nga fshati Kolanec. Por vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Korçës janë marrë në pyetje dy shtetas të tjerë të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Xhon Potka

Bëhet fjalë pikërisht për Xhoni Potkën (ish kunatin e Tina Pajollarit) dhe një person tjetër. Edhe më herët këta shtetas janë përmendur në dosjen për vrasjen e Martin çeços, por duket se kanë vërtetuar alibinë se nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarje, por së fundmi ata përsëri janë shoqëruar për të dhënë shpjegime shtesë. Së fundmi del fakti i ri që në Gjykatën e Korçës është kërkuar nga mbrojtja e kushërinjve Mollaj, që prokuroria të hetojë edhe në një pistë tjetër për këtë ngjarje. Sipas mbrojtjes bëhet fjalë për një pistë hetimi e cila është përmendur mediatikisht, e cila është identifikimi i plantacioneve të kanabisit nga viktima, pak ditë më parë se të gjendej i vdekur. Kjo kërkesë e avokatit të dy të akuzuarve kryesor të ngjarjes ka ardhur, pas momentit që Prokuroria e Korçës nuk po mundëson ende fakte të reja shkencore.

Faktet e reja

– Telefoni i viktimës ende nuk është gjetur, për të identifikuar kontaktet e fundit të tij të cilat zbardhin ngjarjen.

– Gjatë muajit nëntor 2022 rrëzohet kërkesa e Gjykatës së Apelit për sigurim të provës për shtetasen Tina Pajollari.

– Gjatë muajit dhjetor 2022 merren në pyetje dy shtetas të tjerë për këtë ngjarje, njëri prej tyre Xhoni Potka ose ish kunati i Tina Pajollarit

– Zyrtarisht në Gjykatën e Korçës është ngritur kërkesa për hetim të vrasjes si shkak identifikimi i plantacionit me canabis nga Martin çeço. Thënë ndryshe vrasje për zhdukje të provave.

Kamera sigurie

– Mjeti i Valter dhe Edlir Mollaj ka rezultuar pa përmbajtje të ADN-së humane në brëndësi.

– Kamerat e sigurisë përgjatë intinerarit të argumentuar nga deklarata e Tina Pajollari, nuk rezultojnë të kenë konstatuar mjetin e Mollajve.

Martina Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qenë pjesëmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, çka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços.

Etiketa: FAKTEMartin Cecote reja

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Ripyeten ish-drejtorët e policisë, Nushi e Palla kanë qenë në vendngjarje dhe u fshehën

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, zbuten masat e sigurisë për policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com