GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji-Peleshit: Majori ktheu shtëpinë në fermë kanabisi

14:14 - 17/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji-Peleshit: Majori ktheu shtëpinë në fermë kanabisi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, duke e pyetur lidhur me një rast të një majori të dënuar në Holandë për lëndë narkotike, teksa e pyet nëse kanë dijeni dhe nëse e kanë çuar në Prokurori. Kjo pyetje, iu bë gjatë komisionit të sotëm të sigurisë, i cili u mblodh për situatën në veri të Kosovës.

Peleshi u shpreh se këto janë fenomene që ndodhin, po se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi mban ministria në këto raste.

BISEDA:

Ervin Salianji: Nga periudha që ka ndodhur deri më sot nuk keni qenë në komision, një person me gradën major ka përdorur shtëpinë që e paguante ministria e Mbrojtjes, për ta kthyer në fermë kanabisi në Holandë. Është dënuar për këtë arsye nga autoritetet holandeze. Policia ushtarake apo ministria e Mbrojtjes, e keni referuar në prokurori këtë rast? Nëse po, kur dhe a keni ndonjë dokument? Është e paprecedentë se këto e dëmtojnë imazhin e ushtrisë në mënyrë të parikuperueshme.

Niko Peleshi: Janë fenomene që ndodhin. Forca e Armatosur ka rreth 10 mijë personel ushtarak dhe civil dhe që patjetër mund të ketë edhe fenomene të tilla. E rëndësishme është çfarë qëndrimi mbajmë ne në këto raste. E kemi pezulluar majorin, është kthyer në Shqipëri. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër. Presim përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë. Është referuar në vendin ku ka ndodhur. Ne jemi në komunikim. Sapo të përfundojë procesi atje, do ti referohet dokumentacioni prokurorisë. Ne nuk mund të bëjmë dy procese paralele.

Nasip Naço: Nuk mund të procedohet në dy vende. Na çuditët tani.

Ervin Salianji: Në vend që të çuditemi ne, çuditeni ju. Një major që e kthen shtëpinë në fermë kanabisi.

Niko Peleshi: Ne jemi të gjithë në një pozicion, si ju ashtu edhe ne e dënojmë. Kemi të njëjtin qëndrim.

Ervin Salianji: Ministri thotë fenomen që ndodh që majori merret me kanabis. Unë them si kanë reaguar autoritetet shqiptare se atje e kanë kapur autoritetet e shtetit holandez. Nuk është fenomen që ndodh ky, është fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Nasip Naço: Nuk ka si reagon se nuk e lë juristi.

Etiketa: majori me kanabispELESHISalianji

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Pirlo ‘tërbohet’ në Turqi: Rezultatet vendosen jashtë fushës

Pirlo ‘tërbohet’ në Turqi: Rezultatet vendosen jashtë fushës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com