GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

A po mbledh Rama para nga Bordi? Çmimi i naftës 33 lekë më tepër…

11:27 - 18/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
A po mbledh Rama para nga Bordi? Çmimi i naftës 33 lekë më tepër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lekë për litër.

Ky është vendimi i parë i Bordit për këtë vit, ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 Dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër.

Bursat

Në bursa nafta tregtohet me rreth 85 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent), në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021. Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.

Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët

Operatorët e tregut kanë pohuar vazhdimisht se fiksimi i çmimeve, ndërhyrjet e shpeshta dhe të çoroditura të Bordit, në vend që të ndikonin pozitivisht kanë dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal. Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë.

Lëvizja e fundit e bordit

Edhe lëvizja e fundit e Bordit, në drejtim të rritjes së çmimeve u prit negativisht nga operatorët e tregut, sipas burimeve të Monitor.

Janë paguar 135 mln euro më shumë TVSH vetëm nga rritja e çmimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021.

Rritja e çmimeve ndikoi dhe në rënien e konsumit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave , për 11 mujorin, importet e karburanteve ishin 508.7 mijë ton, me rënie prej 9.4% me bazë vjetore.

Ndonëse kanë blerë më pak karburant, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë. Vetëm për 9 mujorin, sipas përllogaritjeve të mëparshme të Monitor, mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik./ Monitor

Etiketa: Kryesore1LekenaftaRama

Lajme të lidhura

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!
Breaking Views

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Para
Çfarë po ndodh me ish-ministrin? Lefter Koka transportohet në spitalin e burgut

Nis gjyqi i inceneratorëve, ja kërkesa e Lefter Kokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com