GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Atentati ndaj Abdixhikut, nënkryetari i LDK: Ka prapavijë politike

08:41 - 19/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Abdixhikut, nënkryetari i LDK: Ka prapavijë politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala është shprehur se atentati  ndaj kreut të kësaj partie dhe disa deputetëve të tjerë ka prapavijë politike. Në një prononcim për mediat pas publikimit të këtij lajmi, Shala tha se kjo gjë shkon përtej LDK-së, por shtoi se nuk kanë kundërshtarë politikë jashtë Kosovës.

Rrjet njerëzish në Kosovë

Ai u shpreh se mendon se bëhet fjalë për një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së që kanë formuar dy organizata, njëra vepron në Kosovë dhe tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës, sipas Shalës, ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani.

“Nuk dimë shumë sepse është vetëm fillimi. Informacionet i kemi marrë sot. S’ka të bëjë me një aktivitet konkret, por ka të bëjë me një lloj ataku kundër kundërshtarëve politikë dhe më saktësisht kundër kundërshtarit politik kryesor sot që është LDK. Mos më kërkoni më shumë. Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së. Mund të konfirmoj që është një rrjet njerëzisht në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe pretendohet për dy organizata.

Njëra nga të cilat pretendohet që vepron në Kosovë tjetra jashtë Kosovës. Ajo jashtë Kosovës ka marrë përsipër që të financojë ekzekutimin e këtij plani. Për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me organizata në Kosovë dhe shtete të tjera të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët, kanë rënë në përgjime të një prej agjencive inteligjente kryesore të Bashkimit Evropian. Dhe nga ajo që na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë. Nuk mund të jap shumë informacione, natyrisht,”- ka thënë Shala.

Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin e bëri të ditur fillimisht ‘Express’, e cila informoi se në adresë të partisë kanë shkuar këto informacione.

Etiketa: KosoveKujtim ShalaLDK

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Zjarr në një kazermë ushtarake, 15 viktima

Zjarr në një kazermë ushtarake, 15 viktima

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com