GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kërkohej Ramazani e u gjet Rrahmani”, gazetari jep detajet e…

21:59 - 19/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kërkohej Ramazani e u gjet Rrahmani”, gazetari jep detajet e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i ditës së sotme, ku RENEA bastisi banesën e familjes Rraja. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se aksioni është mbajtur i fshehtë. Ai tha se autoritetet nuk arritën të gjejnë Ramazan Rrajën, por në banesë gjetën Rrahman Rrajën, xhaxhain e tij, deputet i Partisë Socialiste për zonën e Fushë Krujës.

“Pa zbardhur mëngjesi, ka patur një aksion nga BKH, oficerët e policisë gjyqësore dhe RENEA. Kanë rrethuar në fshatin Zezë në Nikël, një vilë tre katëshe dhe me një vendim të gjykatës së posacme, kanë vajtur në shtëpinë e Ramazan Rrajës. Kur kanë vajtur atje, kanë kërkuar të hyjnë në banesë. Ka dalë deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Shtëpia është tre katëshe, kanë banuar dy vëllezërit Rraja. Tashmë aty banon Rrahman Rraja, deputeti i zonës. Po ta kërkonin vërtetë Ramazanin, e dinë se ku banon ai, në Tiranë.

Ramazani u shpall në kërkim për ngjarjen e 17 korrikut në masakrën e Fushë Krujës, ishte në kërkim policor. Ka ardhur nga Dubai, e kanë çuar në postën e Fushë Krujës, ka dhënë deklarime dhe ka qenë i lirë. Pastaj është shoqëruar nga forcat Shqiponja. Është ndaluar me tre kushërinj të tij dhe bashkë me ta është ndaluar edhe djali i deputetit, por ai ishte me dokumenta të rregullta. Mjetet e blinduara të marra në atë kohë, nuk janë kthyer akoma. Gjatë kësaj kohe, ky person ka qenë në Shqipëri.

Fakti që është shpallur në kërkim, me vendim të fshehtë, kanë shkuar atje dhe nuk e kanë gjetur. Kanë gjetur xhaxhain e tij, deputetin. Në vendim e gjykatës thuhet se banesa është e Rramazan Rrajës. Nuk kanë gjetur gjë në banesë. Kjo ngjarje ka të bëjë me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji. U plagos Aleksandër Laho, Rrumi dhe u vra shoferi Andi Maloku. Ngjarja është nën hetim nga SPAK. Me sa duket kanë gjetur element të rinj. Deri tani i arrestuar është Redjan Rraja dhe ndodhet në izolim. Edhe në qytetin e Durrësit janë bërë tre shoqërime.

Brenda dy muajve të fundit, është e dyta herë që ka përplasje mes policisë dhe deputetit të PS në Fushë Krujë, Rrahman Rraja. Aksioni i policisë u mbajt në heshtje, nuk është thënë asgjë. Kur u publikua nga unë, pashë një pjesë të mirë të mediave, që ose nuk e jepnin, ose e minimizonin, nuk e përmendnin deputetin. Rrahman Rraja ka qenë kryetar i komunës Nikël. Nga kryetar i komunës, ku fisi i tij mbizotëronte zonën dhe ishte hambar votash, garantonte në një zonë ku e djathta ka mbështetje, ai ishte në gjendje ta sfidonte.

Në të gjithë rastet që përmendet, Rrahman Rraja, nuk është i përfshirë vetë askund, por del i shoqëruar i biri, pastaj nipi. Të gjithë këto elementë dhe duke patur parasysh cfarë përfaqëson, sa herë ndodh dicka, përmendet deputeti. Edhe opozita, në të njëjtën zonë, ka një deputete, vajzë të re. Por, nuk e kam parë asnjëherë të flasë. Andia Ulliri e ka emrin. Ajo përfaqëson po ashtu një fis, që ka mbështetur gjithmonë të djathtën,”- deklaroi Hoxha.

Etiketa: kerkohejRamazanirrahmani

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Vuçiç: Më quajnë “Putin i vogël”, por s’kam sulmuar asnjë vend ende

Vuçiç: Më quajnë “Putin i vogël”, por s’kam sulmuar asnjë vend ende

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com