GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Greqia nën hapat e Italisë dhe Francës, kërkon vaksiminin e detyrueshëm për disa profesione

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Greqia nën hapat e Italisë dhe Francës, kërkon vaksiminin e detyrueshëm për disa profesione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis janë larguar nga kursi i vaksinimit vullnetar kundër COVID-19. Të dy ata njoftuan se do të duhej të vaksinoheshin personat që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor. “Nëse nuk veprojmë tani, numrat e infektimeve në klinika do të rriten”, tha presidenti Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv.

Pa vaksinim nuk ka punë dhe para

Në Francë, të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

Në Greqi, vaksinimi I detyrueshëm do të zbatohet nga mesi i gushtit për punonjësit në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ndërsa nga 1 shtatori për sektorin e shëndetësisë. “Ne mund të përfundojmë kapitullin e fundit të krizës shëndetësore vetëm nëse të gjithë marrin vaksinën që mundëson liri”, tha kryeministri Mitsotakis. Vendi nuk do të futet sërish në një lockdown, për shkak të qëndrimit negativ të individëve.

Në Francë, fjalimi gjysmë ore i Macronit pati një efekt të menjëhershëm. Faqja për rezervime Doctolib kumtoi në Twitter se numri i aplikimit për orare për vaksinime është rritur shumë.

Italia e para

Vaksinimi i detyruar në Evropë është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë. Edhe Macroni fillimisht i ka përjashtuar vaksinimet me detyrim në Francë. Italia, e cila u godit veçanërisht rëndë nga pandemia, ishte një përjashtim. Ky vend ka kërkuar që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen në mars.

Përveç vaksinimit të detyrueshëm, Franca dëshiron ta bëjë paraqitjen e certifikatave shëndetësore si kusht për të vizituar restorantet ose qendrat tregtare, për udhëtime me trena ose fluturime brenda vendit, duke nisur nga muaji gusht. Dokumenti dëshmon se një person është vaksinuar, është shëruar apo ka bërë një test negativ. Në Greqi, kufizimet për personat që nuk janë vaksinuar do të futen në fuqi nga dita e premte (16.07).

“Gara” kundër virusit

Për grupet e rrezikuara që janë vaksinuar në fillim të këtij viti, do të ketë një rifreskim të vaksinës me një dozë të tretë në Francë, duke nisur nga shtatori. Macroni foli për një “garë” të re kundër virusit, i cili po përhapet përsëri në të gjithë Francën. Pa veprim të shpejtë, ekziston rreziku i përkeqësimit të sërishëm të gjendjes në spitale.

Në Francë, si edhe në Greqi, rreth 40 përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Në të dy vendet, numri i infektimeve të reja është rritur sërish kohët e fundit. Ekspertët thonë se shkaku i rritjes së infektimeve është përhapja e variantit Delta. Ky variant i virusit Corona është zbuluar për herë të parë në Indi./DW

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Botë

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

09:48 - 03/10/26
Para
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,      SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Armand Markut dhe bashkëpunëtorit

DW: Drejtësia e re dhe të korruptuarit “e paprekshëm” në Tiranë

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com