Mediat italiane shkruajnë se Roma është pranë ish-trajnerit të Juventusit, Mauricio Sarri.
Për teknikun e njohur italian është gati një kontratë 2-vjeçare me një shifër 4 milionë euro në sezon, plus bonuset e lidhura me arritjet e rezultateve.
Sarri shihet nga drejtuesit si personi i duhur për të konkurruar denjësisht, në Serie A dhe në kupat e Evropës.
Aktualisht, Roma ndodhet në gjysmë-finale të Europa League, por rezultati 6 me 2 në favor të djajve në ndeshjen e parë, i ka zbehur thuajse tërësisht shanset e një transferimi.
Ndërkohë, Sarri shihet si një njeri që mund ta vendosë ekipin në shinat e fitores, pasi këtë e ka dëshmuar edhe në të kaluarën, me Chelsean, Napolin dhe Juventusin.