GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Borizanë: Vijojmë programin e rindërtimit dhe vaksinimin masiv

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Borizanë: Vijojmë programin e rindërtimit dhe vaksinimin masiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

340,000 vaksina Coronavac mbërrijnë së shpejti në vendin tonë, për të intesifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Pritet që në ditët e ardhshme të mbërrijnë në vend, në kuadër të kontratës së qeverisë shqiptare, edhe 340.000 vaksina Coronavac, që na krijojnë mundësinë për të realizuar sërish ndërhyrje të rëndësishme në raport me hapjen e fashës së vaksinimit dhe gjithashtu edhe të ditëve të hapura në vijim, për grupmoshat +18 vjeç për t’u vaksinuar. Ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë tek vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se pavarësisht pandemisë, programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit ka vijuar pa u ndalur.
“Edhe pse në një kohë të vështirë, siç është pandemia, ne nuk ndalëm asnjëherë punën për investimet në shëndetësi dhe gjithashtu me programin e rindërtimit, për të mundësuar shërimin e plagëve të tërmetit të Nëntorit. Ndaj jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara projektet për rehabilitimin e një seri qendrash shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti, spitalin e ri të Laçit, Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, etj. Brenda mandatit të ardhshëm ne do të vijojmë me programin e rehabilitimit të plotë të qendrave shëndetësore kudo në vend”, tha Manastirliu.
Duke folur për shërbimet socio-shëndetësore, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se pjesë e planit të zhvillimit të kujdesit parësor është ngritja e qendrave të mjekësisë familjare.
“Në kuadër të strategjisë së kujdesit parësor, në mandatin e tretë qeverisës, do të vihet fokusi për të pëmirësuar jo vetëm organizimin e shërbimeve mbi baza të integrimit të shërbimeve, por gjithashtu edhe të krijimit të qendrave të mjekësisë familjare, një tjetër objektiv madhor që ne i kemi vendosur vetes deri në fund të vitit 2025, ku do të kemi 10 qendra të mjekësisë familjare, të cilat do të jenë për të organizuara në territor, për të mundësuar më shumë shërbime dhe për të rritur aksesin në kujdesin parësor për popullatën”, tha Manastirliu.

Qendra e re Shëndetësore e Borizanës po ndërtohet me mbështetjen e qeverisë zviceriane, nëpërmjet programit “Shëndet për të Gjithë”. Në kuadër të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, janë në rikonstruksion 6 objekte të sistemit parësor: Qendra Shëndetësore Thumanë, Qendra Shëndetësore Bubq, Ambulanca Borizanë, Ambulanca Varosh, Ambulanca Luz, Qendra Shëndetësore Ishëm dhe së shpejti fillon edhe Qendra Shëndetësore nr. 1 në Durrës. Sa i takon spitaleve të dëmtuara, ka filluar puna për ndërtimin e Spitalit të Laçit dhe për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’.

Lajme të lidhura

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit
Ekonomi & Sociale

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Para
Rezarta Shkurta publikon fotot nga dasma me Ermal Hoxhën

Rezarta Shkurta publikon fotot nga dasma me Ermal Hoxhën

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com