GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera e ish-zv/ministren Voda u zbulua në dosjen e prokurorit të Kukësit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ua o mami këto duan zarfin me lek se i thashë Majlindës dje”/ Zbardhen detaje nga dosja e Vodës, avokatet habiten nga makutëria e zv/ministres
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda ka dalë sot para trupës gjykuese të GJKKO, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. GJKKO la në fuqi masën e sigurisë që u caktua si masë paraprake, për Vodën dhe dy avokatet e arrestuara, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Ajo u paraqit sot në ambientet e GJKKO e shoqëruar nga një patrullë policie, të cilët kanë bërë shoqërimin e saj në gjykatë. Ish-zv.ministrja doli nga makina dhe hyri direkt për në GJKKO, pa u ndalur tek gazetarët që kanë qëndruar të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës.

Ndërkohë që janë zbuluar edhe të tjera informacione sesi u bë zbulimi i dosjes për të cilën akuzohet Rovena Voda. Rezulton se Voda është zbuluar gjatë përgjimeve të prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, i cili gjithashtu akuzohet se ka marrë 2 mijë euro nga biznesmeni Emirjan Beu.

Beu është vëllai i Florida Beut, avokatja nga Durrësi që kërkoi punë në ministri me ndihmën e Vodës. Në 2019-ën, kur po hetohej Karriqi, përgjim pas përgjimi, SPAK përfundoi se ish-zv.ministrja e cila akuzohet se ka marrë 1 mijë euro cash, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk.

A shkoi deri në fund punësimi i Beut? Jo. Procedura ngeli në mes, ndërkohë që SPAK pretendon se i ka të filmuara momentet kur ish-zv/ministrja ka marrë paratë, telefonin dhe peshkun. Sipas SPAK, ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Bashkë me Vodën, në gjykatë sot ishin edhe avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani. Ato akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Etiketa: GJKKORovena Voda

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK
Aktualitet

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:56 - 02/10/26
Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen
Aktualitet

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen

12:33 - 02/10/26
Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!
Aktualitet

Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!

12:12 - 02/10/26
Para
9 portierë në skuadër, PSG nis menjëherë spastrimet

9 portierë në skuadër, PSG nis menjëherë spastrimet

TË FUNDIT

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Aktualitet

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

13:01 - 02/10/26

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale...

Lexo më shumë
“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:56 - 02/10/26
Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit nga Memaliaj përplasen me Erion Braçen

12:33 - 02/10/26
Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

Njoftim i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë-Shqipëri

12:15 - 02/10/26
Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!

Përplasje për ‘Territorialen’, Boçi akuza PS-së: Po bëni reformë për partinë dhe jo për Shqipërinë!

12:12 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com