GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Epidemiologu Alimehmeti informon: Sa rrezikohen fëmijët dhe adoleshentët nga Covid-19

07:16 - 17/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Epidemiologu Alimehmeti informon: Sa rrezikohen fëmijët dhe adoleshentët nga Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka analizuar sesa të rrezikuar janë fëmijët dhe adoleshentët nga covid-19, në një kohë kur në shumë vende të botës po përhapet me shpejtësi variant Delta.

Përmes një statusi të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, Alimehmeti ka rënditur studimet dhe analizat e realizuara  nga “National Health System” në bashkëpunim me institucione të tjera britanike, të publikuara më 2 korrik të këtij viti, në të cilat trajtohen arsyet e vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve përgjatë 1 viti pandemi duke nisur nga 1 marsi i 2020 deri në 28 shkurt të 2021. Epidemiologu shkruan se në bazë të studimeve është arritur në përfundimin se 99.995% e fëmijëve dhe adoleshentëve i mbijetojnë SARS-COV-2 dhe se kjo shkallë vdekshmërie është krejtësisht e njëjtë me shkallën e vdekshmërisë nga gripi sezonal, e cila në këtë grupmoshë luhatet nga 0.003% – 0.009%, në varësi të viteve. Sipas citimit, autorët kanë dalë në përfundimet se  SARS-CoV-2 shumë rrallë është fatal për fëmijët dhe adoleshentët, madje edhe për ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

NHS arrin në përfundimin se fëmijët dhe adoleshentët e kanë riskun krejt minimal dhe të krahasueshëm me gripin sezonal. Së fundmi epidemiologu apelon: “Lërini fëmijët të lirë që të luajnë, të zbaviten, të arsimohen, të rriten, siç është e drejta e tyre!”

Statusi i plotë i mjekut Alimehmeti:

Fëmijët e shëndetshëm nuk do t’i frikësohen jetës, nëse të rriturit do të kenë mjaftueshëm integritet sa të mos i frikësohen vdekjes.”

Cit.: Prof. Erik Erikson (1902-1994)

Risku i COVID-19 për fëmijët dhe adoleshtët është krejtësisht minimal miqtë e mi!

Siç ishte vërejtur që në fillim, të rinjtë dhe adoleshentët përgjithësisht e kalojnë krejt lehtë infeksionin nga SARS-CoV-2.

Tashmë këto vrojtime mbështeten nga evidencat zyrtare, si në rastin e të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar.

NHS (National Health System) në bashkëpunim me institucionet të tjera elitare britanike, publikoi më 8 Korrik 2021 studimin e arsyeve të vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve (<18 vjeç) përgjatë një viti pandemi (periudha 1 mars 2020 – 28 shkurt 2021).

Gjetjet e tyre janë aq mbresëlënëse saç ishin edhe të parashikueshme.

Në detaj, gjatë një viti, ndër fëmijët dhe adoleshentët në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndodhur:

3.105 vdekje totale,

61 vdekje me tampon pozitiv, por

25 vdekje të vetme ishin si rrjedhojë e COVID-19.

Duke kujtuar se në Mbretërinë e Bashkuar ka mbi 12 milionë fëmijë dhe adoleshentë:

vdekshmëria nga SARS-CoV-2 rezultoi më pak se 2 ndër 1 milionë.

Shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni (IFR) rezulton krejtësisht e ulët:

469.982 fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë të infektuar në këtë periudhë, si rrjedhojë

IFR = 25 / 469.982 = <0.005%.

Pra, 99.995% E FËMIJËVE DHE ADOLESHENTËVE I MBIJETOJNË SARS-COV-2.

Kjo shkallë vdekshmërie është krejtësisht e njëjtë me shkallën e vdekshmërisë nga gripi sezonal, e cila në këtë grupmoshë luhatet nga 0.003% – 0.009%, në varësi të viteve.

Autorët thellohen më tej dhe bëjnë të ditur, se ndër 25 vdekjet:

19 kishin sëmundje të rënda,

13 kishin sëmundje të rënda neurologjike (shkaqet: sëmundje gjenetike/metabolike, ishemi cerebrale ose të lindur parakohe), dhe

8 individë me sëmundje neurologjike kishin edhe sëmundje të rënda respiratore,

6 të tjerë kishin sëmundje të rënda onkologjike, hematologjike, kardiake, endokrinologjike dhe ndërlikime të lindjes parakohe.

Ndër 25 vdekjet,

6 (24%) ndodhën në individë pa sëmundje, që është e njëjtë me

729 vdekje që ndodhën te fëmijët pa COVID-19 (729 / 3080 = 24%).

Fatmirësisht asnjë vdekje nuk ndodhi në:

persona vetëm me sëmundje respiratore (përfshirë astmën),

persona me diabet tip 1,

persona me trizomi 21 (sindromë Doën), apo

persona vetëm me epilepsi.

Autorët dalin në përfundimet e qarta:

SARS-CoV-2 shumë rrallë është fatal për fëmijët dhe adoleshentët, madje edhe për ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mbijetesa është 99.995%.

Gjetjet tona janë 60% më të ulëta se sa shifrat që vijnë nga testet pozitive, duke e ulur edhe më tej përllogaritjen e riskut të vdekjes nga pandemia për këtë grupmoshë.

Më të riskuar ishin moshat >10 vjeç me etni aziatike ose të zezë.

Këto gjetje janë të rëndësishme për udhëheqjen e familjeve, klinicistëve dhe politikëbërësve mbi strategjitë e ardhshme të mbrojtjes dhe vaksinimit.

Shkurt, bukur, qartë:

NHS na thekson qartë se fëmijët dhe adoleshentët e kanë riskun krejt minimal dhe të krahasueshëm me gripin sezonal.

Pra, miqtë e mi:

Lërini fëmijët të lirë që të luajnë, të zbativen, të arsimohen, të rriten, siç është e drejta e tyre!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Lajme të lidhura

Mbyllja e tregut të Vlorës, qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog
Aktualitet

Mbyllja e tregut të Vlorës, qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog

11:54 - 30/01/26
Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t
Aktualitet

Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t

09:38 - 30/01/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

08:26 - 30/01/26
Para
Durrës/ Sekuestrohen dy mina me telekomandë gati për shitje me çmimin 6000 euro, në pranga ‘pronari’

Durrës/ Sekuestrohen dy mina me telekomandë gati për shitje me çmimin 6000 euro, në pranga 'pronari'

TË FUNDIT

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

14:30 - 30/01/26

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Siç mësohet vendimi i tij është...

Lexo më shumë
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

14:04 - 30/01/26
3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

13:51 - 30/01/26
Blushi: Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës

Blushi: Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës

13:32 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com