GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: SPAK ka në dorë të dhënat e vjedhjes së zgjedhjeve, por hesht

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: SPAK ka në dorë të dhënat e vjedhjes së zgjedhjeve, por hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, ka mbledhur të dhënat e banorëve të zonës për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg”. Kështu deklaroi Partia Demokratike sot, teksa kandidati i zgjedhur për deputet Belind Këlliçi tha se PD ka bërë kallëzim në SPAK ndaj ministres Belinda Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021, por prokuroria dhe SPAK heshtin.

Sipas PD, kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI:
Provat e manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi bëhen çdo ditë e më të shumta dhe çdo ditë e më të qarta.

SPAK ka tashmë në dorë provat e një prej operacioneve më të gjera të shndërrimit të shtetit në ingranazh të makinerisë së deformimit të vullnetit të qytetarëve nga ministrja Belinda Balluku.

Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i  burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.

Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera.
PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.

Heshtja e deri më sotme e Spak dhe e prokurorisë për hetimin e këtij krimi zgjedhor, të depozituar javë më parë nga PD, është tregues i qartë se strukturat që kanë për detyrë të hetojnë këto krime nuk po e kryejnë misionin e tyre.

Sot Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i SPAK kanë përpara tyre një krim të dyfishtë, atë të vjedhjes së zgjedhjeve dhe atë të mosveprimit të organit të prokurorisë për të parandaluar e ndëshkuar krimet zgjedhore të provuara. Ky rast flagrant është një provë sesa të përkushtuar janë vërtëtë këto organe për të përmbushur detyrën e tyre, sic pret opinion publik shqptar dhe partnerët tanë ndërkomëbtarë.

Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve. Dhe ky nuk është një rast i izoluar por një hallkë në zinxhirin e gjatë të përdorimit të administratës publike dhe buxhetit të shtetit në funksion të blerjes së votës.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

Etiketa: Belind KelliciPDPolitikeZgjedhje

Lajme të lidhura

Meta kërkoi hetim për punonjësit të paraburgimit 313, Gjykata rrëzon kërkesën e tij
Breaking Views

Meta kërkoi hetim për punonjësit të paraburgimit 313, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

18:57 - 21/07/26
Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste
Politikë

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste

15:41 - 21/07/26
Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn
Aktualitet

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn

14:04 - 21/07/26
Para
Chrissy Teigen i beson veshjen stilistit shqiptar në eventin e rëndësishëm

Chrissy Teigen i beson veshjen stilistit shqiptar në eventin e rëndësishëm

TË FUNDIT

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj
Aktualitet

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

19:09 - 21/07/26

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”,...

Lexo më shumë
Meta kërkoi hetim për punonjësit të paraburgimit 313, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

Meta kërkoi hetim për punonjësit të paraburgimit 313, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

18:57 - 21/07/26
Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke

Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke

18:00 - 21/07/26
Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

16:24 - 21/07/26
Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

16:11 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com