GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Grupi për PD reagon për Kuvendin Kombëtar: Lideri i partisë s’ka lidhje me opozitën dhe Shqipërinë

07:55 - 19/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupi për PD reagon për Kuvendin Kombëtar: Lideri i partisë s’ka lidhje me opozitën dhe Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas finalizimit të procesit të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjes së 300 emrave që janë në Këshillin e Ri të Partisë Demokratike, një deklaratë ka ardhur nga grupimi për Partinë Demokratike. Ky grup i përbërë nga ish-presidenti Bujar Nishani, kandidatja për kreun e PD, Edith Harxhi, Arben Imami, Edvin Kulluri e Ibsen Elezi, deklaron se Kuvendi ishte në kundërshtim me rregullat. Në deklaratë thuhet se kryedemokrati Lulzim Basha përcolli një frymë anti-demokratike ndërsa provoi se nuk ka lidhje me opozitën dhe Shqipërinë.

DEKLARATA E PLOTË E GRUPIT PËR PD:

Kuvendi i fundit i Partisë Demokratike i zhvilluar më 17 korrik 2021, megjithëse i papërcaktuar nëse ishte kuvend i jashtëzakonshëm, statutor, apo zgjedhor, u mbajt në kundërshtim me rregullat statutore të Partisë Demokratike.

Jo vetëm vendimet që u morrën ishin antistatutore, por edhe fryma që u përcoll ishte antidemokratike dhe antieuroatlantike. Mungesa e një analize të thellë nga anëtarësia për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 por e përgatitur me shpejtësi nga grupe lobiste, si dhe mos marrja e përgjegjësisë, deri në deklarimin e humbjes si fitore, ishin butaforike dhe nuk përafrohej aspak në asnjë formë me Kuvendet e PD-së deri në vitin 2018.

Gjithçka ndodhi gjatë këtij Kuvendi, tregoi dhe dëshmoi edhe një here qartë se ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijera anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot. Shumë nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar u propozuan në mënyrë klienteliste nga drejtues politik të listës së deputetëve në qarqe dhe kryetarë të degëve, duke mos përfaqësuar gjerësisht anëtarësinë. Mbi të gjitha Këshilli Kombëtar nuk mund të jetë kurrësesi organ këshillues.

Përjashtimi masiv nga Këshilli Kombëtar i njerëzve që kundërshtojnë prej vitesh drejtimin arbitrar dhe antidemokratik në PD, si dhe lënia jashtë punimeve të Kuvendit e mijëra demokratëve të përkushtuar, tregojnë përfundimisht se linja drejtuese e Partisë Demokratike dhe udhëheqësi i saj në detyrë, nuk kanë asgjë të përbashkët me gjithçka po ndodh me opozitën dhe me gjithë Shqipërinë. Në këtë mënyrë dhe formë PD-ja nuk mund të bëhet forcë udhëheqëse, por çdo lloj përpjekje për të vazhduar kapjen e saj do të jetë e dështuar.

Në këto kushte dhe përballë një realiteti të tillë mjaft shqetësues dhe me pasoja për Shqipërinë, Grupi për PD-në do të vazhdojë të jetë zëri i demokratëve të vërtetë dhe do të jetë opozitë e fuqishme në vend.

Etiketa: kuvendi kombetarPD

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Uniformat blu kontrolle blic në Shkodër, arrestohet 19-vjeçari, fshihte nën sediljen e Benz-it një kallashnikov

Uniformat blu kontrolle blic në Shkodër, arrestohet 19-vjeçari, fshihte nën sediljen e Benz-it një kallashnikov

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com