GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Java e vaksinimit masiv, interes i ulët nga qytetarët, qendrat shendetësore bosh

11:10 - 19/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Java e vaksinimit masiv, interes i ulët nga qytetarët, qendrat shendetësore bosh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme ka nisur në të gjithë vendin, java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

Por, nga vëzhgimi i kryer nga gazetarët tanë në qytetet kryesore të vendit ka shumë pak interes për vaksinim.

Duke nisur që prej ditës së sotme deri më datën 25 korrik të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën antiCovid.

Tiranë

Në kryeqytet, në ditën e parë të vaksinimit masiv nuk është paraqitur një fluks i madh njerëzish, por megjithatë shihen persona të moshave të ndryshme që janë të pranishëm në shesh.

Një interes më të madh ka pasur për vaksinën AstraZeneca, ndërsa të tjerë thonë që duan thjesht të vaksinohen dhe se për ta janë të gjitha vaksinat njësoj.

Shkodër

Edhe në Shkodër ka nisur sot java e vaksinimit të hapur në 5 bashki, që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Ndryshe nga Tirana, interesi në Shkodër ka qenë me nivele të kënaqshme. Aktualisht po përdoren vaksinat AstraZeneca dhe Sinovac, ndërsa që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë vaksinuar 75 mijë persona në të gjithë qarkun e Shkodrës.

Lezhë

Edhe në Lezhë ka nisur procesi i vaksinimit +18. Ka patur një interes të pakët nga moshat e reja për tu vaksinuar, ndërkohë që numërohen 24 mijë persona të vaksinuar që prej fillimit të procesit të vaksinimit.

Elbasan

Edhe në qytetin e Elbasanit ka nisur java e vaksinimit të hapur, por interesi është tepër i vogël, ndërkohë që deri në mesditë nuk është paraqitur asnjë i ri për tu vaksinuar.

Korçë

Edhe në Korçë interesi ishte i ulët. Prej mëngjesi duket se kanë qenë të paktë të rinjtë që i janë drejtuar qendrës së vaksinimit në Korçë. Në total janë vaksinuar 48 mijë persona me të dyja dozat, por interesi ditën e sotme mbetet e ulët.

Autoritetet shëndetësore shqiptarë kanë siguruar mbi 400 mijë vaksina të cilat janë gjendje për të kryer vaksinimin e popullsisë. Një milionë të tjerë janë vaksinuar por kërkohet që sa më shpejt të vaksinohen, veçanërisht më të rinjtë të cilët po preken edhe nga mutacionet e reja. Por sic e pamë edhe nga vëzhgimi i gazetarëve tanë në qytetet kryesore të vendit, ka shumë pak interes për vaksinim. Nga sot deri të dielën është mundësi shumë e mirë që të gjithë personat mbi 18 vjeç të vaksinohen.

Rreziku nga covid nuk është larguar aspak dhe të gjitha parashikimet flasin se vjeshta do jetë e vështirë, veçanërisht për personat e pa vaksinuar. Në shtetet e bashkuara vala e re e infektimeve po quhet pandemia e të pa vaksinuarve. Ndërsa në Shqipëri, mjafton të thuhet se në spital janë të shtruar në gjendje të rënduar shëndetësore 5 të moshuar që më herët kanë refuzuar vaksinat.

Teoritë konspirative pa asnjë bazë vetëm sa na rrezikojnë jetën dhe zgjidhja më e mirë për të mbrojtur veten dhe të afërmit, është që të dëgjojmë mjekët, ekspertët dhe shkencëtarët të cilët kërkojnë vaksinim./TopChannel

Etiketa: Pandemiqytetarevaksinimi masiv

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Para
Lokalet në Lungomare mbyllin dyert për klientët, Dritan Leli takon pronarët e bizneseve

Lokalet në Lungomare mbyllin dyert për klientët, Dritan Leli takon pronarët e bizneseve

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com