GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

8 vendet më të bukura për t’u vizituar në shqipëri

18:29 - 21/04/21
në Lifestyle
Kohë leximi: 4 min
A A
8 vendet më të bukura për t’u vizituar në shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moti i ngrohtë, plazhet idilike, çmimet e arsyeshme dhe peizazhi malor malor është gjithçka duhet të presësh nga kjo listë me më të mirat nga Shqipëria. Vendet të bukura dhe të sigurta… Kështu e nis shkrimin portali Insider Monkey, dy ditë më parë, i cili i ka kushtuar një hapësirë të gjatë turizmit në vendin tonë. Shqipëria, vitet e fundit ka rritur ngadalë të tërheqë turistë nga e gjithë bota.

Tirana, kryeqyteti, është një vend kozmopolit dhe kurioz. Shtëpitë historike që nga epoka komuniste kanë filluar rikonstruksionin, pa ia humbur strukturën karakteristike. Në disa pjesë të qytetit, shtëpitë kanë një arkitekturë moderne, përzier me stilin italian dhe osman. Por në Shqipëri ka më shumë se kaq. Ja lista me 8 vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri.

Shkodra

Gjendet në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Shkodra është ndër qytetet më të mëdha në Shqipëri. Ajo ka një histori të gjatë të pushtimeve dhe betejave. Rrënojat e Kalasë së Rozafës janë një nga atraksionet tërheqëse të rëndësishme në këtë qytet. Qyteti ka një kulturë unike që e trashëgon brez pas brezi.

Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, formon qendrën politike dhe ekonomike të kombit. Me shumë objekte kulturore, arkitekturë moderne dhe hotele të cilësisë së lartë, ka shumë gjëra që ju mund t’i bëni në Tiranë. Qyteti është gjithashtu shumë i këndshëm dhe ju do të gjeni aty njerëz energjikë dhe të gatshëm për të ndihmuar udhëtarët. Në Tiranë ka shumë muzeume, kopshte zoologjike dhe parqe ku mund të kënaqeni pa fund.

Kruja

Një objekt i rëndësishëm që ndodhet në Krujë është Kalaja, që tërheq shumë njerëz. Kjo kala është një vend i çmuar për shqiptarët, meqenëse aty ndodhet edhe Muzeu i Skënderbeut, i cili përmban objekte të rëndësishme rreth luftës në këtë rajon.

Gjirokastra

Ky qytet është në pjesë jugorëe të Shqipërisë dhe është i mbrojtur nga UNESCO si vend i trashëgimisë kulturore. Kjo për shkak të stilit të veçantë arkitektonik që portretizon ndërtesat. Ky dizajn është i njohur si stil i arkitekturës ballkanike dhe krijohet nga shtëpi të vogla që formojnë kështjella. Gurët ndihmojnë në ruajtjen e temperaturave optimale në shtëpi dhe janë një atraksion tërheqës edhe sot për turistët. Po ashtu, në Gjirokatër ka atraksione kulturore si teatro, kisha dhe muze.

Durrësi

Durrësi është një qytet i madh në bregdetin shqiptar dhe shërben si një qytet port. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe si një kryeqytet kulturor. Në të vërtetë, këtu janë mbajtur shumë evenimente kulturore gjatë gjithë vitit. Amfiteatri luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e këtyre eventeve dhe është atraksioni kryesor në qytetin bregdetar.

Apolonia

E quajtur kështu për nder të Zotit Apollon, Apolonia ishte një nga qytetet më të rëndësishme të kohës prehistorike. Rrënojat këtu janë shumë mbresëlënëse dhe tregojnë se sa i lavdishëm dhe origjinal ka qenë dikur ky qytet. Disa nga atraksionet janë teatrot, tempujt, bibliotekat dhe ndërtesat e tjera. Ky vend është mbresëlënës dhe ofron një pamje të mrekullueshme në të gjithë zonën. 

Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare është vendosur në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë dhe krahasaohet me rivierën e famshme italiane, megjithatë është më e populluar dhe më e qetë. Plazhet janë shumë ftuese dhe do të bëni banjë apo notoni në ujëra mjaft të kthjellëta. Resortet e ngritura në zonë tërheqin mijëra turistë dhe premtojnë pushime të shkëlqyera.

Berati I vendosur në qendër të Shqipërisë, në lumin Osum, Berati u ndërtua si një kështjellë e lavdishme mbi një kodër. Ju mund të gjeni kështjellën e lashtë origjinale në këtë kodër e quajtur Kalaja. Kështjella e madhe përmban një distrikt të plotë me shumë xhami dhe kisha, që ia vlen vërtet ta vizitosh. Një tipar i rëndësishëm i Beratit është se shtëpitë në këtë zonë kanë dritare të mëdha. Fshatrat e vegjël që ndodhen përreth janë një veçori tjetër, të cilat mund t’i vizitoni vetëm në një ditë udhëtim.

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Në vitin 2020 turizmi në shqipëri u përgjysmua

Në vitin 2020 turizmi në shqipëri u përgjysmua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com