Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Cërrik. Mesohet se një automjet është përplasur me një motor në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Lumas.
Për pasojë, ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt spitalit të Cërrikut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.