Pasditen e sotme në Tiranë, një makinë është përfshirë nga flakët. Mësohet se makina e djegur ishte tip “opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja”.
Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.