GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Aksioni dhe arrestimet e fundit të SPAK, Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, në Gjykatë të përballen me fakte

13:03 - 21/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni dhe arrestimet e fundit të SPAK, Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, në Gjykatë të përballen me fakte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar përmes një lidhje direkte në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke u ndalur në arrestimet e fundit të SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS, Veliaj tha se është në të njëjtën vijë logjike me kryeministrin Edi Rama.

Kushdo që është i implikuar sipas Veliajt, duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia. Koha ku partia mbronte eksponentët e saj edhe pas skandaleve të publikuara ka marrë fund.

Ngarkesa që keni tani, besoj keni pasur kohë të ndiqni aksionet e fundit të SPAK ku janë prekur anëtarët e PS, keni koment?

Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tonë.

Zgjedhjet e 25 prillit i konsideruat të suksesshme. Opozita nuk i njohu këto zgjedhje, i quajti masakër elektorale, megjithatë tha që do të jetë në Parlament,
ku premtoi betejë të fortë. A jeni gati të përballeni me opozitën.

“Unë jam kryetar i bashkisë. Mua më është dukur absurd ikja nga parlamenti, i këshillave bashkiakë, lënia në baltë e qytetarëve. Ajo është detyrë, të jesh përfaqësues i atyre që nuk e pëlqejnë punën tonë. Kjo është loja e demokracisë. Unë mezi pres dhe mirëpres në Bashki sapo të jenë zgjedhjet e ardhshme dhe të jenë në këshillin bashkiak. Në parlament do të ketë debate të shëndosha. Strategjia e opzitës duhet të jetë konstruktive, duhet të bëjë diçka tjetër mos ndoshta merr një tjetër rezultat. Për të gjitha këto arsye, jeta na ka treguar se kush e ndryshon veten, ndryshon edhe lojën”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal dhe te Lojërat Olimpike dhe skuadra shqiptare që ka shkuar në Tokio. Ai tha se shpreson që sportistët shqiptarë të kthehen në Shqipëri me medalje, e shtoi se e rëndësishme është të rikthehet kultura sportive në vend.

“Gjëja që jam më shumë i interesuar, është skuadra jonë në Lojërat Olimpike, atje kanë mbërritur të gjithë ekipi. Do të jenë lojëra të jashtëzakonshme. 7 nga 9 anëtarët e ekipit olimpik janë nga Tirana, do të kthehen me medalje. Kemi një skuadër dinjitoze, shkojmë me uniforma, me trajtim financiar, me trajnerë të mirë, me kushte të mira. Ndaj them që ia kemi bërë yzmetin. Vlera e madhe do të jetë rikthimi i kulturës sportive”, përfundoi Veliaj.

Etiketa: SpakVeliaj

Lajme të lidhura

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
Para
Dinamo “blindon” portën, Romeo Harizaj përforcimi i radhës tek blutë

Dinamo “blindon” portën, Romeo Harizaj përforcimi i radhës tek blutë

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Lexo më shumë
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com