GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas 8 muajsh në Hagë, ish-krerët e UÇK-së do të takojnë familjarët, jepen detajet e lejimit të vizitave nga Gjykata Speciale

në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas 8 muajsh në Hagë, ish-krerët e UÇK-së do të takojnë familjarët, jepen detajet e lejimit të vizitave nga Gjykata Speciale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale e Hagës prej 8 muajsh më në fund kanë patur mundësi të takojnë familjarët e tyre.

I pari që ka patur mundësi të takojë familjarët e tij ka qenë Jakup Krasniqi, i cili më 15 Korrik u lejua që të kishte vizita.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle ka bërë të ditur se vizitat kanë filluar të lejohen pas fushatës së suksesshme të vaksinimit. Gjithashtu, Doyle bëri të ditur se vizitat me anëtarët e tjerë të familjes do të rinisin në gusht-shtator.

“Të gjithë të paraburgosurve u sigurohen ‘mënyra të arsyeshme’ për të mbajtur marrëdhënie personale, përfshirë edhe vizitat nga anëtarët e familjes. Në përputhje me këshillat mjekësore dhe pas një fushate të suksesshme vaksinimi në Qendrat e Paraburgimit, masat COVID-19 të aplikuara në Qendrat e Paraburgimit po hiqen gradualisht dhe në mënyrë progresive. Vizitat familjare personale për bashkëshortët ose partnerët, prindërit, fëmijët dhe vëllezërit e motrat e të burgosurve kanë qenë të mundshme duke filluar nga 15 korrik 2021. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë, bazuar në azhurnimet mjekësore ditore është pozitiv”, ka thënë Doyle për Telegrafin.

Gjithashtu ai informoi se familjarët e ish-krerëve të UÇK-së kanë marrë udhëzimet e duhura dhe detajet mbi takimet që do zhvillohen por kjo për çështje privatësie nuk do të jetë një informacion i zbuluar për publikun.

Sipas përkufizimit në Rregulloren e Paraburgimit, në persona të ngushtë përfshihen bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, nipi/mbesa, vëllai, motra, gjyshërit, dhëndri dhe nusja.

Takimet do të zhvillohen në një ambjent privat në paraburgim ku nuk do të ketë roje apo vëzhgime nga kamera dhe do të lejohet kontakti fizik. Ndërkohë nuk është e përcaktuar konkretisht se sa do të jetë afati apo zgjatja e takimit pasi kjo do të vlerësohet nga rrethanat dhe plani ditor i punës.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Etiketa: familjaregjykata specialeHageUCK

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Stërvitje në izolim dhe teste të përditshme anti-Covid, ja se si po përgatitet grupit olimpik shqiptar në Tokio

Stërvitje në izolim dhe teste të përditshme anti-Covid, ja se si po përgatitet grupit olimpik shqiptar në Tokio

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com