Luan Baçi, deputet i sapozgjedhur i Partisë Demokratike në Fier ka shprehur mbështetjen e tij për denoncimet e deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili akuzoi disa ditë më parë, institucionet në këtë qark si të lidhura me krimin.
Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, teksa i referohet Edi Ramës, si kryeministër dhe jo si njeriun të cilit nuk i njohin rezultatin e zgjedhjeve, Baçi shton se në të gjithë atë që thotë, Koçi ka të drejtë.
Reagimi i plotë:
Une jam dakord me Petro Koçin!
Drejtues dhe përfaqesues të PS në Fier u kujtuan papritmas të vënë alarmin, per abuzimet dhe vjedhjet me tenderat, dhe fondet publike nga pushtetarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vetë Partia Socialiste, për shpërdorimet e detyrës dhe keqtrajtimet e qytetarëve nga drejtuesit e institucioneve, për krijimin e një klime terrori dhe frike për qytetarët, për fermerët, për bizneset dhe gjithë shoqërinë!
Ndërsa KM i vendit ” kujdeset” që ta lavdërojë Subashin e bashkisë Fier, në një nga daljet e tij të shumta në publik, per dy kanale kulluese që i ka pastruar mirë dhe nuk ka abuzuar duke bërë “namin” me 200 milionë lek të vjetra si kolegu i Lushnjës, që ra në rrjetën e SPAK, Petrua i bën thirrje SPAKUT, që të zbresë urgjent në Fier, për të mos e lënë qytetin në duart e krimit të organizuar dhe mafies që është lidhur fortë dhe pazgjidhshmërisht me drejtuesit e institucioneve në Fier duke abuzuar dhe vjedhur me miliona € fonde publike!
Ka reagime të shumta në rrjete sociale nga shumë drejtues socialistë të institucioneve, ku kundërshtojnë dhe sulmojnë Petron, për këtë qëndrim të tij dhe për denoncimin publik që ai bën, duke i quajtur të pa baza akuzat e tij dhe me qellime të caktuara, për përfitime personale dhe për vendosje të kontrollit të vet mbi institucionet se sipas gojëve të liga, nuk e pyet askush nga drejtuesit dhe se ndihet jashtë loje! Une jam dakort me z Koçi dhe e mbështes plotësisht atë! Por qytetarët kë të besojnë?
Edi Ramen që lavdëron publikisht Subashin për performancë të shkelqyer, apo Petro Koçin që e akuzon (pavarësisht se nuk përmend emra) për abuzime të mëdha me fondet publike! Pse e sulmojnë publikisht Petron drejtues dhe ish drejtues lokal të institucioneve të PS në Fier, për këto denoncime dhe për më tepër pse ai i bën denoncimet publike?
Nga njëra anë, kjo tregon se denoncimet e Z. Koçi janë të drejta dhe qëndrojnë, por nga ana tjetër tregojnë se bëhen për interesa të ngushta, për arsye personale dhe të grupimit të ri të krijuar në Fier brenda PS në luftën për pushtet!
Denoncimi i Z. Koçi nuk është i pa dëgjuar dhe i pa njohur nga qytetarët Fierakë dhe nga gjithë vendi, pasi ka vite që Partia Demokratike ka denoncuar publikisht shkelje dhe abuzime të mëdha me tendera dhe fonde publike jo vetëm për bashkinë Fier, por edhe për institucione të tjera!
Nuk duhet harruar kompania gjigande Alpetrol, që është bërë strehë e militanteve të rilindjes dhe vatër e madhe korrupsioni, dhe vjedhje e shumave marramendëse të parave të taksa paguesve Shqiptarë por dhe shumë institucioneve të tjera, me peshë më të vogël se kjo! E reja këtu është, se denoncimin tashmë e bën vetë Partia Socialiste, e bën Kryetari i PS në Fier dhe deputet i zgjedhur i parlamentit!
Pavarësisht qellimit, pavarësisht se përsërit ato që ne kemi thënë fort gjatë këtyre viteve opozite, unë e përshendes dhe jam dakort me denoncimin e tij! Kjo tregon vertetësinë e denoncimeve tona dhe luftës tonë opozitare, kjo tregon se ne nuk kemi bërë politikë dhe denoncime për përfitime të kredove politike, por betejë për të vërtetën dhe në krah të qytetarëve!
Kjo tregon se masakra elektorale e 25 Prillit ka qenë prezente më shumë nga sa duket edhe në Fier, pasi paratë e shumta, dhe abuzimet me tenderat kanë bërë punën e tyre dhe këtë tashmë po e pranojnë edhe vetë!