GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Veliaj inspekton punimet në godinën e vjetër të UKT-së: Është kantieri i 20-të, improvizime “alla Sali” janë kulturë e së kaluarës

12:26 - 22/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj inspekton punimet në godinën e vjetër të UKT-së: Është kantieri i 20-të, improvizime “alla Sali” janë kulturë e së kaluarës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Njësinë 8 ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, në të njëjtën hapësirë kur dikur ekzistonte një shkollë, e cila më vonë ishte kthyer në zyra për administratën e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës.

Pas dëmtimit që pësoi edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kjo godinë do t’i lërë vendin një shkolle. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti.

“Ky është kantieri i 20-të i shkollave në Tiranën e madhe, – disa prej tyre janë në zonat rurale, e disa të tjera janë këtu, në zonat urbane, – por, për Njësinë 8, sidomos për zonën e Medresesë, ku ndodhet kryqëzimi më i ngarkuar në Tiranë, siç është zona e 5 Majit, ndërtimi i një shkolle të re është super lajm. Ndërtimi i saj ka qenë kërkesë e hershme e Njësisë 8, e cila është rritur shumë vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse po bëjmë një shkollë nga kjo anë e unazës dhe një tjetër, shkollën “Kiço Blushi”, në anën e re të Njësisë 8, ku është vendosur popullsia pas viteve ‘90,” u shpreh kryebashkiaku.

Ai nënvizoi faktin se kjo godinë, e cila dikur shërbente si shkollë, nuk u pa kurrë e arsyeshme nga administrata e kaluar për të shërbyer në funksionin e saj, përkundrazi, ambientet e saj u përdorën nga ndërmarrja e Ujësjellësit, e cila sot është zhvendosur.

“Fillimisht zyrat e UKT-së ishin destinuar për shkollë. E dini vetë mentalitetin e Saliut dhe të Lulit – gjej hapësirë dhe improvizo zgjidhje – dhe nuk u bë kurrë shkollë, por u përdor nga UKT-ja për disa vite. Nuk shoh asnjë arsye përse një kompani, si UKT-ja, të zaptojë një shkollë. Kjo është arsyeja përse UKT-në e kemi çuar në një ndërtesë tjetër, teksa ndërtohet zyra e re e UKT-së, kurse këtë hapësirë po e rikthejmë në destinacionin fillestar, e cila ka qenë shkollë. Improvizime “alla Sali”, që kap shkollë dhe ktheje në zyra kompanish, janë një kulturë që i përket të kaluarës. E ardhmja është e fëmijëve, që duhet të kenë hapësirat e tyre, në vendet më të mira, kurse kompanitë, që kanë mundësi të marrin me qira apo të ndërtojnë godinat e tyre, duhet ta bëjnë vetë këtë, në mënyrat që përcakton ligji, dhe jo duke zaptuar një shkollë,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Veliaj u shpreh se shkollat janë prioriteti kryesor i bashkisë.

“Është lajm i mirë sepse sa herë hapet një shkollë, mbyllet o një burg, o një televizion trafikantësh, o një portal që vë gjoba. Kur njerëzit dinë, njerëzit bëjnë! Kur njerëzit s’dinë, vënë gjoba, merren me krime, apo përfundojnë në burg. Është një lajm i mirë për gjithë komunitetin e kësaj zone sepse mbyllen gjithë ato veprimtari të tjera të paligjshme dhe të padobishme. Mbaj mend, sa herë kam ardhur këtu, i gjithë tregu në rrugë. Ne nuk mund të kemi edhe treg, edhe shkollë. Nëse ne themi që shkolla është tempulli i dijes, nuk mund të jemi i njëjti komb që thotë “do shtrihemi të gjithë përtokë dhe do shesim presh nëpër shkolla”. Fatmirësisht, njësia ka tregun e saj, edhe në fillim të rrugës, ka edhe Pazarin e Ri; pra në të dy skajet e njësisë ka tregje, ku mund të shesin të moshuarit, fëmijët, mund të shesin fiq, peshk e çfarë të duan, por një metër mbi sipërfaqen e tokës dhe jo në tokë, jo në hapësirat e shkollave, jo në trotuare. Për sa kohë që secili respekton hapësirën e tjetrit dhe jeton edhe ai që do të shesë në treg, edhe ai që do të çojë fëmijën në shkollë, atëherë jemi qytet me norma, qytet perëndimor,” u shpreh Veliaj.

Etiketa: Erion Veliajgodina UKT

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Conference League/ Ndeshja e Vllaznisë do transmetohet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta ndiqni

Conference League/ Ndeshja e Vllaznisë do transmetohet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta ndiqni

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com