GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sfida e së ardhmes”/ 5 vjet nga Reforma në Drejtësi, Metani: Tani është koha për rezultate

10:16 - 23/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Sfida e së ardhmes”/ 5 vjet nga Reforma në Drejtësi, Metani: Tani është koha për rezultate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka komentuar 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku edhe u shpreh së është koha për të justifikuar besimin te drejtësia. Sipas tij, kjo është sfida e së ardhmes, ku edhe do të matet puna e secilit institucion.

“Sigurimi i këtyre burimeve të mjaftueshme në kohë, garanton sigurimin e pavarësisë së institucioneve. Financimi sipas nevojës dhe përdorimi në mënyrë transparente, janë thelbësorë për të arritur objektivat e vendosur, në kohë dhe me cilësi. 5 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, sfida e vërtetë e institucioneve të reja mbetet mbështetja dhe bashkëpunimi i koordinuar mes pushteteve, në vlerësimin e kujdesshëm e të paanshëm të nevojave dhe adresimit në kohë të shqetësimeve dhe problematikave që evidentohen, përmes mekanizmave funksionalë të monitorimit të zbatimit dhe atyre miratuese. Kemi lënë pas erën e ngritjes së institucioneve tona, e tani është koha e rezultateve,”-tha Metani. 

FJALA E PLOTË:

Zhvillimi i një strategjie të re vjen në një kohë kur të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë, janë krijuar, falë strukturës kushtetuese e ligjore të ndërtuar për një sistem e qasje të re ndaj sistemit të drejtësisë. Jemi në momentin kur ka përfunduar cikli i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe pajisja e tyre me kapacitetet e nevojshme infrastrukturore dhe njerëzore per jetësimin e prioriteteve strategjike për vendin. Pesë vjeçari që lamë pas, shërbeu për të kuptuar rëndësinë e nevojës për të transformuar një prej shtyllave sa delikate aq edhe të domosdoshme në një shtet të së drejtës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rrugëtimin e tij 17 mujor, ka patur sfida të gjithanshme në ngritjen dhe fillimin e funksionimit të tij, që nga sigurimi i ambienteve të punës, tek plotësimi me burime njerëzore, sfida të cilat janë ende në proces. Por, në këtë përshëndetje, do fokusohesha te planifikimi strategjik, si sistemi kryesor që garanton bashkërendimin dhe zbatimin e politikave të institucioneve kushtetuese, në terma afatgjatë për të siguruar shpërndarje efektive dhe të qëndrueshme të burimeve financiare. Dua të përshëndes përpjekjen e muajve të fundit për të ofruar një planifikim të integruar të politikave sektoriale dhe hartimin e tyre në një dokument të integruar sipas aktorëve të sistemit të drejtësisë, të përkthyera këto në qëllime konkrete, me masa dhe indikatorë të matshëm, në fokus të të cilave mbetet vazhdimësia e reformave të ndërmarra. Në këtë kuptim, me ngritjen e institucioneve të pavarura, procesi i planifikimit strategjik ka patur një përmirësim në sajë të gjithëpërfshirjes dhe rakordimit të politikave në nivel planifikimi institucional të koordinuar dhe ndërthurur me planifikimin strategjik. Struktura e dokumentit strategjik, të vënë në dispozicion për mendim, mbështet zhvillimin e misionit institucional, në drejtim të vlerësimit dhe analizimit të kuadrit normativ mbi të cilin mbështetet veprimtaria, fuqizimit të kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimit të mjeteve të teknologjisë në funksion të efiçencës së dhënies së shërbimit. Si në çdo fazë të hartimit të reformës, mbështetja e partnerëve ka qenë evidente dhe reflektohet edhe në cilësinë e përmbajtjes së këtij dokumenti. Megjithatë, çelësi i suksesit pritet të jetë përfshirja proaktive e institucioneve të pavarura në këtë proces, përfshirja e tyre duke marrë në konsideratë kërkesat dhe propozimet, pasi matja e rezultateve e objektivave do të jetë produkt i performancës së organeve të pavarura në përmbushjen e qëllimit madhor, atij të konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Tashmë me dokumentin e ri për 5 vitet e ardhshme, del në pah nevoja për një qasje më gjithëpërfshirëse edhe në zhvillimin e politikave të sektorit buxhetor dhe shmangien e ndikimit të ekzekutivit në kontrollin e buxhetit të institucioneve të pavarura kushtetuese, si mjet për të garantuar autonominë dhe pavarësinë e institucionit. Nga përvoja e deritanishme, një nga faktorët që ndikon në performancën e institucionit është edhe mënyra e dhënies së fondeve, përdorimi me efektivitet i tyre dhe përshtatshmëria e burimeve financiare, materiale e njerëzore në dispozicion të institucionit. Sigurimi i këtyre burimeve të mjaftueshme në kohë, garanton sigurimin e pavarësisë së institucioneve. Financimi sipas nevojës dhe përdorimi në mënyrë transparente, janë thelbësorë për të arritur objektivat e vendosur, në kohë dhe me cilësi. 5 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, sfida e vërtetë e institucioneve të reja mbetet mbështetja dhe bashkëpunimi i koordinuar mes pushteteve, në vlerësimin e kujdesshëm e të paanshëm të nevojave dhe adresimit në kohë të shqetësimeve dhe problematikave që evidentohen, përmes mekanizmave funksionalë të monitorimit të zbatimit dhe atyre miratuese. Kemi lënë pas erën e ngritjes së institucioneve tona, e tani është koha e rezultateve, të matshme e cilësore, për të justifikuar tashmë besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është sfida e të ardhmes!

Etiketa: drejtesiMetaniReforme

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Një linjë e re ajrore nga Shqipëria drejt Bullgarisë, ja kur nisin fluturimet

Një linjë e re ajrore nga Shqipëria drejt Bullgarisë, ja kur nisin fluturimet

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com