GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri i Bajernit, Nagelsman: Nuk do të bëj revolucion

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajneri i Bajernit, Nagelsman: Nuk do të bëj revolucion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Bajern Mynih, Julian Nagelsman ka analizuar skuadrën në vigjilje të sezonit të ri teksa e filloi me fazën sulmuese.

Gnabri (10), Sane (6), Koman (5) shënuan 21 gola në total sezonin e shkuar. Por Nagelsman kërkon më shumë nga krahët e tij dhe do të punojë taktikisht me ta për t’u marrë atyre më të mirën që në sezonin e tij të parë në Mynih: “Ata duhet të jenë në pozicionin e duhur në zonat e rrezikshme”.

  Skuadrat e tij, Hofenhaimi dhe Lajpcigu, janë shquar për cilësinë e lojës së tyre. Sigurisht që te Bajerni dominimi i topit do të jetë edhe më i theksuar me 33-vjeçarin në stol, i cili zbulon edhe disa nga idetë e tij taktike që do të aplikojë në shtëpinë e rekordmenëve gjermanë: “Pres të bëjmë një nisje të guximshme të ndeshjes, pa shumë topa të gjatë dhe ndeshjen duhet ta kontrollojmë përmes një kundërpresingu të mirë dhe të vazhdueshëm”. Taktika është e qartë dhe Nagelsman konfirmon se ai nuk do të bëjë një revolucion në stolin e lojës së skuadrës, përveç disa korrigjimeve: “Shpresojmë të bëjmë hapa të vegjël për të përmirësuar ato gjëra që nuk po shkojnë shumë mirë”.

  Në fund, Nagelsman jep edhe përshtypjet e para të punës me kampionët e Bundesligës: “Kam gjetur një mentalitet të shkëlqyer, plus cilësi të jashtëzakonshme. Nuk më duhet për t’i përmbysur gjërat kokëposhtë. Kjo është diferenca e madhe me klubet e tjera”. Por ai është i ndërgjegjshëm edhe për presionin që do të ketë në stolin e bavarezëve: “Sigurisht që nëse nuk fitoj, pasojat në Mynih do të jenë edhe më dramatike.

  Në “Säbener Strasse” flitet vetëm gjermanisht. Trajneri i ri, Julian Nagelsman, i ushtron në gjuhën e tij të gjitha ushtrimet në qendrën stërvitore të Bajernit të Mynihut dhe për ata që nuk e zotërojnë ende mirë gjuhën gjermane, shërbimet e “përkthyesit” gjatë takimeve taktike i bën asistenti i Nagelsmanit, Dino Topmëler. “Bild” e ka fotografuar 40-vjeçarin në stërvitje këtë javë, ndërsa u përkthen francezëve Nianzu, Kuisons dhe Sarr. Topmëler flet rrjedhshëm gjuhën franceze, duke qenë se ka qenë trajneri i Dudelanzhit në Luksemburg. Ai po ndihmon edhe mbrojtësin e ri Omar Riçards, duke i shpjeguar anglezit detyrat e tij në stërvitje. Sigurisht që gjatë sezonit këto pamje do të bëhen më të rralla, me lojtarët që do të kenë nisur të përvetësojnë më mirë gjuhën gjermane.

Lajme të lidhura

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26
Para
Aktivizohet zjarri në pyllin e Gjorgosit në Patos, digjen qindra rrënjë pishe

Aktivizohet zjarri në pyllin e Gjorgosit në Patos, digjen qindra rrënjë pishe

TË FUNDIT

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar...

Lexo më shumë
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com