Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet ka përplasur një person që po ecte me biçikletë.
Mësohet se, i plagosur rëndë ka mbetur 39-vjeçari Damian Leka, i cili është dërguar për në spital. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.