Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet sot dhe nesër në Shkup me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Zaevin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.
Mediat maqedonase shkruajnë se sot dhe nesër do të ketë organizime në kuadër të këtij eventi i cili i shërben nismës së ‘’Shengenit Rajonal’’.
Vetëm një javë më parë Rama, Vuçiç dhe Zaev zhvilluan një takim online në kuadër të përgatitjeve të këtij Forumi.