Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës sot në Forumin Ekonomik Rajonal që po zhvillohet në Shkup me titull “Ballkani i Hapur”.
Në fotot e para që qarkullojnë në mediat maqedonase, shihet se kryeministri shqiptar është pritur mirë nga shqiptarët në Shkup, ku disa prej tyre e kanë pritur edhe për foto.
Në këtë forum marrin pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me 250 kompani nga rajoni.