GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“U mbyll ai muhabet”/ Përgjimet si ranë në rrjetë zyrtarët e Kadastrës: Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“U mbyll ai muhabet”/ Përgjimet si ranë në rrjetë zyrtarët e Kadastrës: Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit la në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës në Tiranë të vënë në hetim për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit, “Ndërmjetësi”. Mes personave që përfunduan në pranga janë edhe Gazment Canaj, që ishte në rolin e ndërmjetësit dhe Admir Burri, zyrtar i Kadastrës.

Gazetari i ABC, Ermal Vija ka siguruar dosjen e plotë si ranë në përgjime dhe në pranga personat e arrestuar. Në një episod të përgjimeve, Canaj dhe zyrtari Admir Burri kishin marrë përsipër nxjerrjen e dokumenteve të pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për rastin e cilësuar si “Budini” kundrejt vlerave monetare.

Nga përgjimet rezulton se Canaj i ka telefonuar Admir Burrit dhe ky i fundit i thotë “Po, po e ka firmos vëlla, ka mbaruar, tani do ta nxjerr që të marr numrin e protokollit dhe ta kaloj te postë…

Të marr numrin dhe ti thuash do të vijë postë me këtë numër protokolli. Dosja Gani Hamit Budini, ta rregullojë vetë ai, se do i shkojë me postë”. Disa orë më pas Admir Burri i ka dërguar Canajt numrin e protokollit të dosjes.

Canaj interesohet sërish te Admir Burri për dosjen dhe ky i fundit e qetëson duke i thënë “O Gazo, tani unë e kam edhe gurin edhe arrën në dorë. Për këtë praktikë janë bo të gjitha, janë për firmë në certifikatë. Mos zgjatemi shumë, Budni është një miliard përqind i mbyllur. Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia” i thotë ai gjatë bisedës.

Disa orë më thash, Gazment Canaj e telefonon sërish Admir Burrin dhe i thotë se kishte shkuar në hipotekë, kishte pyetur dhe nuk ishte bërë asgjë duke i kërkuar që të interesohet sërish.

“Ik e thuaj o vëlla, nuk ka bërë gjë ai, ik e thuaj përse je tall? Varfa aplikimin te qafa. Nesër deri në orën 10:00 do të morim atë, ose thuaj do të përgjigjesh te Klodi o lalo, jepi lekët Klodit”.

Pas disa telefonatave në datë 16 Qershor cështja e praktikës së pronësisë për dosjen “Budini” zgjidhet.

Biseda e përgjuar mes Gazment Canajt dhe Admir Burrit
Gazment Canaj:
 Anej je ti?
Admir Burri: Këtu, këtu, më ke te hipoteka
Gazment Canaj: Do e mbyllësh sot, e merr Budinin?
Admir Burri: Po, po, Budni është mbyllur muhabeti Gazo. Mos e diskuto atë.

Etiketa: kadasterpergjimezyrtar

Lajme të lidhura

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative
Aktualitet

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?
Aktualitet

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26
Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave
Aktualitet

Gjyqtarët ultimatum qeverisë: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojmë veprimtarinë e gjykatave

15:33 - 10/09/26
Para
Tre bashkëpunimet që u firmosën sot nga Rama, Zaev e Vuçiç/“Mini Shengeni” do të quhet “Ballkani i Hapur”

Tre bashkëpunimet që u firmosën sot nga Rama, Zaev e Vuçiç/“Mini Shengeni” do të quhet “Ballkani i Hapur”

TË FUNDIT

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare
Sport

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Vllaznia është gjobitur me 1 milion lekë...

Lexo më shumë
Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26
SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

17:16 - 10/09/26
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

16:57 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com