GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë, vihet nën hetim

11:20 - 05/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë, vihet nën hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Sipas Report TV Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që kulmuan ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin. E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore, por mesa duket ky dokument nuk i është vënë në dispozicion duke iu rikthyer më pas edhe konflikteve të vjetra.

Një prej tyre është edhe një pallat që është në pronësi të Hoçës, ku sipas ekspertizës së bërë nga Bashkia dhe Prokuroria, është shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Mirëpo, Hoçja nuk ka qenë dakord që ky pallat 9 katësh, (5 kate të shitura, 4 të tjera i ka ende në pronësi), të shembet. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke i bërë një ekspertizë te një kompani private, që e ka shpallur si të banueshme. Mos pajisja me dokument dhe ky konflikt për pallatin, solli përplasjen e Hoçës me sekretarin e Bashkisë, për pasojë u vu në hetim.

Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputet të LSI, Durim Hoçja, njihet si një person problematik në zonë, ku i kanë djegur banesën e i kanë vënë tritol disa herë, teksa ka e dhjetëra çështje të hapura në gjykatë e prokurori me komshinj, qytetarë, punonjës, bashkëpunëtor të tij. Ndërkohë, djali i tij, ish- kandidati i LSI-së, Durim Hoçja ka qenë i proceduar në 2014 për plagosje, por çështja e tij është mbyllur në gjykatë në mënyrë të mistershme.

Etiketa: Florind Cerhoziish-kandidatKrujeLSIMuharrem Hocja

Lajme të lidhura

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik
Aktualitet

Zhvlerësimi i euros, Tabaku paralajmëron: Bizneset dhe punësimi në rrezik

09:59 - 31/01/26
Para
Situata me pandeminë/ Silva Bino: Ulje e qarkullimit të COVID-19 në Shqipëri, s’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

Situata me pandeminë/ Silva Bino: Ulje e qarkullimit të COVID-19 në Shqipëri, s’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

TË FUNDIT

Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar me forcë dhe shqetësim të madh pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26
“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

“Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme” – del e-maili që ish-sekretari i KiE i dërgoi Epsteinit pas vizitës në Shqipëri

12:30 - 31/01/26
“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com