Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka kërcënuar. Zejnullahu thotë se ka marrë një letër kërcënuese nga Sadriu dhe ka paralajmëruar padi ndaj burrit të presidentes.
“Do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj seance”, tha Zejnullahu.
“I njejti në mënyrë të pashpjegueshme ka veshur uniformën e FSK-së, andaj ju drejtohem me një pyetje ministrit të mbrojtjes, nëse edhe ai ka marrë kërcënim nga burri i presidentes”, shtoi Zejnullahu.
“Në letrën kërcënuese, burri i presidentes mundohet të fshehë të vërtetën, duke thënë se vendi ku ndodhet shtëpia e tij është vetëm një vend-punishte”.
Në seancën e kaluar deputetja e PDK-së, kishte publikuar disa shifra duke thënë se Vjosa Osmani dhe burri i saj po marrin mijëra euro nga buxheti i shtetit.