GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VOA: SPAK këmbëngul për procesin ndaj Mediut, ankimon vendimin e Gjykatës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: SPAK këmbëngul për procesin ndaj Mediut, ankimon vendimin e Gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri Prokuroria Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ankimoi sot vendimin e Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë, e cila nuk pranoi kërkesën për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec

SPAK e paralajmëroi këtë lëvizje menjëherë pas vendimit të Gjykatës, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj”. Prokuroria e Posaçme këmbëngul se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, nuk ekziston më motivi që çoi Gjykatën e Lartë në vitin 2009, që të pushnte çështjen ndaj ish ministrit të Mbrojtjes.

FIllimisht kërkesa e SPAK u shqyrtua nga vetë Gjykata e Lartë e cila ja kaloi si kompetencë Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë. Kjo e fundit, më 27 Korrik shpjegoi se organi i akuzës, kishte patur mundësi që pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2009 të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit për ndjekjen penale të zotit Mediu, por dhe pas vitit 2012 kur pengesa e imunitetit u hoq.

Gjykata vërejti për pasojëm se vepra penale për të cilën është ngritur akuzë ndaj zoti Mediu, tanimë është parashkruar, duke qenë se kanë kaluar mbi dhjetë vjet.

Ndërsa një numër i madh personash u vunë nën akuzë, për ngjarjen në të cilën humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ish ministri i Mbrojtjes i shpëtoi plotësisht gjykimit. /VOA

Lajme të lidhura

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit
Breaking Views

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat
Breaking Views

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe
Breaking Views

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

19:55 - 22/11/26
Para
Rëndohet situata me zjarret edhe në Kosovë, ​Suhareka në gjendje të rëndë me 5 vatra zjarri

Rëndohet situata me zjarret edhe në Kosovë, ​Suhareka në gjendje të rëndë me 5 vatra zjarri

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com