GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Thellohet skandali i plehrave/ A ishte i qëllimshëm helmimi i fierakëve?

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Thellohet skandali i plehrave/ A ishte i qëllimshëm helmimi i fierakëve?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fakte të dala në dritë ditët e fundit hedhin dyshime të forta se helmimi i qytetarëve të Fierit mund të mos ketë qenë aksidental, por i qëllimshëm. MCN publikon dokumente që hedhin dyshime të forta se djegia e mbeturinave në fushën e Mbrostarit mund të jetë e lidhur me prishjen e pazareve të një kontrate të majme publike.

Në datën 4 qershor, Bashkia e Fierit hapi një tender me vlerë 198 milionë lekë ose gati 2 milionë dollarë për shërbimin e pastrimit dhe largimit të mbeturinave në të gjithë qarkun e Fierit për një periudhë 3 vjet e gjysmë. Pjesë e objektit të tenderit ishte dhe transporti i mbetjeve nga Fusha ekzistuese e Depozitimit në Mbrostar deri tek Inceneratori.

Ofertat e tenderit u hapën në datën 23 qershor dhe në garë morën pjesë tre kompani. Sipas dokumenteve zyrtare, çmimin më të ulët e ofroi Victoria Invest me 160.4 milionë lekë. Por veç saj në garë morën pjesë edhe Alko Impex, e cila ofroi çmimin 194 milionë lekë si dhe kompania Kombi Invest, me ofertë 197 milionë lekë.

Tre javë pas hapjes së ofertave, në datën 16 korrik, Bashkia e Fierit shpalli fituese pikërisht Kombi Invest, kompaninë me ofertën më të lartë duke skualifikuar dy kompanitë e tjera, Alko Impex dhe Victoria Invest.

Por edhe pse shpalli fituesin, edhe pse e publikoi atë në buletinin e prokurimit publik, një javë më vonë Bashkia e Fierit bën një kthesë të pashpjegueshme 180 gradë. Në datën 23 korrik, Këshilli Bashkiak i Fierit merr vendim që të anulojë tenderin 2 milionë dollarësh të pastrimit, për të cilin vetëm një javë më parë kishte shpallur fituesin. Sipas vendimit, ky shërbim do të kryhej nga vetë Bashkia e Fierit përmes Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për anulimin e tenderit u bë në datën 26 korrik. Në të njëjtën ditë, fusha e mbetjeve në Mbrostar u përfshi nga flakët. Për asnjë rast, autoritetet përfshirë Bashkinë e Fierit nuk e sqaruan publikisht nëse djegia e mbeturinave në Mbrostar ishte zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale. Por rënia e flakëve në të njëjtën ditë me anulimin e kontratës së majme 2 milionë e vesh të gjithë këtë ngjarje me dyshime shumë të rënda.

Ndërkohë që tre ditë më parë, pra në datën 30 korrik, Alko Impex ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak për anulimin e tenderit, edhe pse kjo kompani nuk ishte fituesja. Lufta për të shtënë në dorë biznesin e mbetjeve në Fier duket e ashpër. Me gjasa, në javët në vijim do të dalin të tjera fakte për këtë ngjarje të mbetjeve në Fier. Por, Prokuroria e Fierit dhe SPAK-ut kanë një detyrim të madh ligjor ndaj qytetarëve të Fierit, që u helmuan me toksina për më shumë se një javë. Të japin përgjigje për pyetjen që ngrenë të gjitha këto dyshime. A u helmuan qytetarët e Fierit për prishjen e pazareve në tenderin 2 milionë dollarësh të pastrimit? Nëse po, ky do të ishte një nga krimet më monstruoze të korrupsionit në Shqipëri./MCN

Etiketa: Fiermbetjeplehra

Lajme të lidhura

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26
Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!
Breaking Views

Dita e 68-të e protestës/ Aktivistja: Nuk e lëmë sheshin pa u realizuar dorëheqja e Ramës!

21:00 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
Para
Regjistrohen lëkundje tërmeti me madhësi 4.2 i shkallës rihter në Greqi

Drejtori i Institutit Sizmik parlajmëron: Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë deri në 6.3 të shkallës rihter

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com