GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të dy fermerë të zonës”/ Ndizte vatra zjarri në Itali, në pranga një 25-vjeçar shqiptar dhe një 80-vjeçar italian

07:54 - 04/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Të dy fermerë të zonës”/ Ndizte vatra zjarri në Itali, në pranga një 25-vjeçar shqiptar dhe një 80-vjeçar italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia italiane ka vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar për zjarrëvënie të qëllimshme në Troina të Sicilisë.

Sipas mediave italaiane, 25-vjeçari shqiptar dhe një 80-vjeçar italian, të dy fermerë të zonës janë kapur në flagrancë nga policia duke ndezur disa vatra zjarri.

Zona e shtrirë në një zonë të mbrojtur me pyje që i përket një parku natyror ishte identifikuar si objektivi i zjarreve nga të dy personat e arrestuar. Veprimi i tyre u ndërpre nga Karabinierët, të cilët patrulluan zonën që bashkon krahinat e Enna dhe Messina.

Shqiptari pasi pa praninë e efektivëve u përpoq të arratisej por u bllokua menjëherë. Nga kërkimi i mëvonshëm disa mjete u gjetën në vend, të përbëra nga bombola të vogla që përmbanin karburant dhe ndezës të ndryshëm.

I moshuari dhe shqiptari u arrestuan dhe u dërguan në burg në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent.

Në ditët e fundit karabinierët e Enna arrestuan një tjetër zjarrvënës i cili kishte vendosur flakët në territorin e Valguarnera, edhe në këtë rast në një pronësi të shtetit dhe në zonë të pyllëzuar, duke iu afruar në mënyrë të rrezikshme disa shtëpive dhe Parkut të Minierave, një nga vendet kryesore arkeologjike industriale në të gjithë Italinë Jugore, duke krijuar dëme të mëdha dhe të vazhdueshme në mjedis.

Zjarret e përhapura në rajonin e Sicilisë rrezikojnë disa banesa në qytetin e Catanias, ku dhjetëra banorë janë evakuuar dhe aeroporti ka mbylluar fluturimet. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Etiketa: ShqiptarZjarr

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Nga shpërdorim detyre, heroinë e dhunë në familje, arrestohen 7 persona në Tiranë

Aksident tragjik në Pogradec/ Makina del nga rruga, humb jetën 18 vjeçari, pranga shoferit

TË FUNDIT

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen
Breaking Views

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”,...

Lexo më shumë
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com