GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk rrezikohen qytetarët dhe banesat”/ Zjarret në Gjirokastër, prefekti: 430 hektarë tokë janë djegur

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk rrezikohen qytetarët dhe banesat”/ Zjarret në Gjirokastër, prefekti: 430 hektarë tokë janë djegur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote në një intervistë për “ABC” foli për situatën e zjarreve në Gjirokastër.

Kote theksoi se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë , shërbimet zjarrfikëse janë në terren për të neutralizuar vatrat e zjarrit.

“Sot që në orët e para të mëngjesit të gjitha Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e Bashkisë Gjirokastër, të institucioneve dhe ndërrmarrjve në varësi të bashkisë janë në terren për të monitoruar situatën”, tha ai.

Gjithashtu Kote u shpreh se terreni është i vështirë, por të gjitha strukturat kanë bërë një punë intensive për të shuar zjarrin, duke shtuar se aktualisht janë rreth 430 hektarë tokë të djegura.

“Sipërfaqja që po monitorohet është mjaft e madhe, është një territor që fillon nga mali dhe zbret deri në luginë. Ne fillimisht kemi nisur nga vatrat e zjarrit që janë rreth Parkut kombëtar të Antigonesë që për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim duke vijuar tek të gjitha pronat e fermerëve të fshatrave.

Situata është në kontroll dhe të gjitha trupat janë në terren dhe dua të theksoj se terreni është shumë i vështirë dhe nuk ka rrugë. Të gjitha forcat po përpiqen të neutralizojnë vatrat e zjarrit.

Ne shpresojmë që shumë shpejt kjo situatë të normalizohet, paralelisht jemi duke bërë edhe vlerësimin e të gjithë situatës në terren duke filluar nga dëmtimet e kryera. Nga të dhënat paraprake është vlerësuar se rreth 430 hektarë tokë është djegur dhe ne po bëjmë të gjitha procedurat ligjore për të konstatuar dëmet e shkaktuara dhe për të bërë pastaj dëmshpërblimin sipas ligjit. Aktualisht asnjë banesë nuk është në rrezik”, tha Kote.

Po ashtu më tej theksoi se fatmirësisht nuk rrezikohet asnjë qytetar dhe asnjë banesë.

“Gjatë ditës së sotme janë rikthyer pranë banesave një pjesë e banorëve që u evakuuan. Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat dhe për qytetarët. Sigurisht sot kemi numër më të madh të zjarrfikësve. Unë besoj që me të gjithë angazhimin e strukturave në terren, situata do të jetë normale”, përfundoi Kote.

Etiketa: Gjirokasterprefekt

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Varianti “Delta” i COVID-19, ja çfarë duhet të dini dhe si duhet të mbroheni

Shqetësuese në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima dhe 164 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com