GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zbulohet parcela me kanabis në Pukë, PD: Ndarja e politikës nga krimi misioni ynë, oficeri fitoi lirinë se është kushëriri i Fran Tucit

16:33 - 04/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, mësohet cilat do të jenë zhvillimet e reja në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike shprehet se ka mision ndarjen e politikës nga krimi. Në një deklaratë për mediat PD shprehet se sot ka mbërritur një denoncim mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës duke theksuar se nga ky operacion është zbuluar një parcel e madhe me kanabis si dhe është ndaluar oficeri i Policisë Gjyqësore Kastriot Bicukaj.

Sipas PD, kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK po oficeri është lënë i lirë falë mbrojtjes politike.

“Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike. Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin. I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës. Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjellur me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërrmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet.

Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre”, shkruan PD.

Lajme të lidhura

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti
Aktualitet

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti

08:34 - 17/12/25
Balluku i nxjerr dhëmbët Ramës: Nuk do lejoj që të kem fatin e gjyshit tim që u vra me firmën e babait tënd
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

08:24 - 17/12/25
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

08:09 - 17/12/25
Para
Itali/ 26 persona humbin jetën nga COVID-19, mbi 1 mijë të infektuar gjatë 24 orëve

Itali/ 6.600 të infektuar dhe 21 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Sekuestrohen 248 kilogramë kokainë në portin Gioia Tauro në Itali, droga kapte vlerën e 40 milion euro
Botë

Sekuestrohen 248 kilogramë kokainë në portin Gioia Tauro në Itali, droga kapte vlerën e 40 milion euro

09:40 - 17/12/25

Një operacion i përbashkët midis Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Reggio Calabria dhe Zyrës së Agjencisë së Doganave...

Lexo më shumë
Rikthehet gripi në Gjirokastër, 200 pacientë në ditë kërkojnë ndihmë

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohen drejtuesit dhe pasagjerët

09:37 - 17/12/25
Operacion i Antimafias në Firence e Siena, 9 arrestime ndaj rrjetit italo-shqiptar të drogës

Operacion i Antimafias në Firence e Siena, 9 arrestime ndaj rrjetit italo-shqiptar të drogës

09:19 - 17/12/25
Vazhdon protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

Vazhdon protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

09:12 - 17/12/25
Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti

08:34 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com